Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë
Appearance
Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë ishte qeveria e parë krijuar nga Kuvendi i Vlorës me 4 dhjetor 1912. Krijimi i saj u vendos nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i cili me kërkesë të Ismail Qemalit e caktoi vetë përbërjen e qeverisë. Ismail Qemali, veç detyrës së kryetarit të qeverisë, mbajti edhe atë të Ministrit të Jashtëm. Kuvendi zgjodhi edhe Pleqësinë, që funksiononte si organ këshillues e mbikëqyrës i qeverisë. Shumë krahina u bashkuan me Qeverinë e Përkohshme të Vlorës duke e njohur atë si qeveri të të gjithë Shqipërisë. Qeveria arriti rezultate të rëndësishme në krijimin e aparatit shtetëror dhe në krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane.
Anëtarët e Kabinetit Qeveritar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ismail Qemali - Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm
- Dom Nikoll Kaçorri - Zv.Kryeministër
- Myfit bej Libohova - Ministër i Brendshëm
- Gjeneral Mehmet Pashë Deralla - Ministër i Luftës
- Abdi bej Toptani - Ministër i Financave
- Dr. Petro Poga - Ministër i Drejtësisë dhe sistemit Gjyqësor
- Dr. Luigj Gurakuqi - Ministër i Arsimit
- Mit'hat bej Frashëri - Ministër i Punëve Publike
- Pandeli Cale - Ministër i Agrikulturës
- Lef Nosi - Ministër i Post-Telegrafit