Shko te përmbajtja

Qeveria Rama III

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qeveria Rama III

67 Kabineti of Stampa:ShtetiPrefixThe
2021‒në detyrë
Marrja e detyrës së Qeverisë së tretë Rama (lart majtas),
Mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave (lart djathtas)
Foto familjare në sallën e hartës
Kryeministri (poshtë).
Date formed18 shtator 2021 (2021-09-18)
People and Stampa:Engvar
Ilir Meta
Bajram Begaj
Edi Rama
Belinda Balluku
No. of ministers
16[a]
Partia anëtare
PS
Statusi in legislature
Shumicë
Partia opozitare
PD, LSI, PSD, PR, PDIU,
PAA, LZHK, PLL, PBDNJ
Udhëheqësi i opozitës
Sali Berisha
History
Outgoing election
Zgjedhjet 2021
ParaardhësiQeveria Rama II
PasardhësiQeveria Rama IV

Qeveria e tretë e Kryeministrit Edi Rama është qeveria e 67-të qeverisëse e Republikës së Shqipërisë e cila u mandatua zyrtarisht nga Presidenti Ilir Meta më 18 shtator 2021.[1][2] Pas zgjedhjeve të vitit 2021, Partia Socialiste fitoi për të tretën herë radhazi shumicën e vendeve nëKuvend dhe gjithashtu për të dytën herë radhazi të drejtën për të formuar një qeveri pa ndihmën e koalicioneve.[3]

Qeveria u prezantua për herë të parë në Kongresin e Partisë Socialiste nga vetë Edi Rama.[4][5] Më 14 shtator 2021, Presidenti dekretoi qeverinë pas një verifikimi të bërë në organet e drejtësisë, përfshirë edhe SPAK.[6] Në mbledhjen e dytë pas konstituimit të Kuvendit të ri të Shqipërisë në datat 16 dhe 17, ministrat, të kryesuar nga kryeministri Rama, prezantuan në një seancë maratonë prej 20 orësh programin qeverisës, në përfundim të të cilit u miratuan nga kuvendi.[7] Në datën 18 u bë betimi para presidentit dhe vetëm në mesditë Këshilli i ri i Ministrave u mblodh për herë të parë duke marrë vendimet e para.[8]

Qeveria e tretë Rama ndryshon pak nga fundi i mandatit të mëparshëm, duke bërë që postet e saj kyçe t'u besohen sërish të njëjtëve ministra. Ministrat si Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu u rikonfirmuan në postet e mëparshme, duke pasur parasysh popullaritetin e fituar gjatë ushtrimit të detyrës.[9] Të dyja u renditën lart në sondazhe, veçanërisht zonja Manastirliu, nisur nga situata pandemike e COVID-19, e cila i dha asaj shumë popullaritet me menaxhimin e situatës në vend, ku pavarësisht kritikave mbizotëruan reagimet pozitive.[10]

Qeveria e re shqiptare u vlerësua gjerësisht për dominimin e grave në postet ministrore. Nga 17 ministri, 12 do të drejtohen nga gratë, duke e bërë atë të pestën në nivel global në përfaqësimin e grave në kabinet, sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara.[11][12][13] Vetë Rama në fjalimin e tij në parlament e cilësoi si “Kjo qeveri e re do të hyjë në histori si kabineti me numrin më të madh të grave”.[14] Në këtë mandat të ri, Arben Ahmetaj u rikonfirmua në detyrë edhe si ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformës, por u emërua edhe zëvendëskryeministër.[15] Duke i dhënë rëndësi programit të rindërtimit dhe rimëkëmbjes nga pasojat e tërmetit të nëntorit 2019, ku u dëmtuan banesa, shkolla, objekte kulturore dhe historike, si dhe infrastrukturë.[16]

  1. "Anëtarët e Këshillit të Ministrave betohen para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta". Presidenti i Republikës së Shqipërisë. 2021-09-18. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2021. Marrë më 2021-09-23.
  2. "US, OSCE, Commissioner for Enlargement, international messages on swearing in new government". politiko.al (në anglisht). Marrë më 2021-09-23.
  3. "Albania's Socialists win election, gain 3rd straight mandate". AP NEWS (në anglisht). 2021-04-27. Marrë më 2021-09-23.
  4. Trkanjec, Zeljko (2021-09-03). "New Albanian government to have 12 women, four men". www.euractiv.com (në anglishte britanike). Marrë më 2021-09-23.
  5. "Albanian PM appoints world's most female-dominated cabinet". www.intellinews.com (në anglisht). 2021-09-02. Marrë më 2021-09-23.
  6. "President Decrees New Government". ALBANIA DAILY NEWS (në anglisht). Marrë më 2021-09-23.
  7. "Women dominate top table in Albania's new government". euronews (në anglisht). 2021-09-17. Marrë më 2021-09-23.
  8. "Qeveria "Rama 3" betohet tek Presidenti Ilir Meta". Tv Klan (në anglisht). 2021-09-18. Marrë më 2021-09-24.
  9. "Rezultatet e sondazhit të Euronews Albania: Kë duan të shohin shqiptarët në kabinetin 'Rama 3'". Euronews Albania (në anglishte amerikane). 2021-09-01. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2021. Marrë më 2021-09-23.
  10. "Performanca e ministrave, tre gra ndër më të vlerësuarat nga të rinjtë". Euronews Albania (në anglishte amerikane). 2021-02-22. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2021. Marrë më 2021-09-23.
  11. "Fletorja Zyrtare". Fletorja Zyrtare e Republikës se Shqipërisë. 145. Kuvendi i Shqipërisë: 3. 17 shtator 2021.
  12. Welle (www.dw.com), Deutsche. "Albania approves new female-dominated Cabinet | DW | 17.09.2021". DW.COM (në anglishte britanike). Marrë më 2021-09-23.
  13. Reuters (2021-09-17). "Albania votes in its first female dominated government". Reuters (në anglisht). Marrë më 2021-09-23. {{cite news}}: |last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)
  14. "Albania claims global leadership for women in government". AP NEWS (në anglisht). 2021-09-16. Marrë më 2021-09-23.
  15. "Arben Ahmetaj". Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2021. Marrë më 2021-09-24.
  16. "Fjala e Zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj Programi "Shqipëria 2030" | Rindërtimi". rindertimi.gov.al. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2021. Marrë më 2021-09-24.
  1. Kryeministri dhe zëvendëskryeministri nuk llogariten.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Parardhësi Rama III
2021–sot
Në Detyrë