Rifat Begolli
Jump to navigation
Jump to search
Rifat Begolli | |
Ministër i Ekonomisë Kombëtare | |
18 korrik – 25 tetor 1944 | |
Paraardhësi: | Ago Agaj |
Pasardhësi: | Medar Shtylla |
zëvendësisht ministër i Punëve Botore | |
6 shtator – 25 tetor 1944 | |
Paraardhësi: | Musa Gjylbegu |
Pasardhësi: | Spiro Koleka |
Të dhënat personale | |
Lindi më: | 27 mars 1897 |
Lindi në: | Pejë, Perandoria Osmane |
Vdiq më: | 17 prill 1945 |
Vdiq në: | Tiranë, Qeveria Demokratike e Shqipërisë |
Kombësia: | shqiptar |
Profesioni: | nëpunës |
Rifat Begolli (Pejë, 27 mars 1897 - Tiranë, 17 prill 1945) ka qenë ministër i shtetit shqiptar.
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
U lind në Pejë më 27 mars 1897, në vendlindje kreu shkollimin fillor dhe plotor. Më 1916 ndoqi gjimnazin "Theresianum" të Vjenës. Më 1924 kthehet në Pejë.
Më 1943-'44 u zgjodh deputet në parlamentin e Mbretërisë Shqiptare dhe më 1944 u emërua ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe zëvendësisht ministër i Punëve Botore. Më 13 prill 1945 dënohet nga Gjyqi Special me burgim të përjetshëm dhe punë të rënda me akuzën e "kolaboracionistit". Katër ditë më vonë ndërroi jetë në burg.[1]
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 86. ISBN 9789994356225. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)