Musa Gjylbegu
Musa Gjylbegu | |
---|---|
Ministër i Punëve Botore | |
Në detyrë 5 nëntor, 1943 – 6 shtator, 1944 | |
Paraprirë nga | Eqrem Telhaj |
Pasuar nga | Lefter Kosova; Rifat Begolli |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 shtator, 1904 Shkodër, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 10 dhjetor, 1950 Burgu i Tiranës, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | agronom, nëpunës |
Musa Gjylbegu (Shkodër, 15 shtator 1904 - Burgu i Tiranës, 10 dhjetor 1950) ka qenë nëpunës dhe ministër i shtetit shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 15 shtator 1904 në Shkodër,[1] i biri i Shaqirit të Molla begut, ndër familjet hanedane të qytetit.[2] Në vendlindje kreu shkollimin fillor dhe të mesëm.
Më 1927 u diplomua për Agronomi në Mynih të Gjermanisë,[3] dhe pasi u kthye në atdhe u mor me punë private. Më 1930-1941 qe nëpunës në zyrën e statistikës në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare. Më 1941-1942 u caktua shef i statistikës pranë po këtij dikasteri. Në vitet 1942-1943 u emërua drejtor në Drejtorinë Qendrore të Statistikave pranë Kryeministrisë. Më 1943 qe inxhinier agronom pranë Ministrisë së Ekonomisë. Më 1 tetor 1943 u emërua zëvendësdrejtor i përgjithshëm i drejtorisë në fjalë.[1]
U bë ministër i Punëve Botore në qeverinë e Rexhep Mitrovicës,[4] nga 5 nëntori i 1943 gjer më 16 qershor 1944 si dhe në qeverinë e Fiqiri Dines nga 18 korriku deri më 28 gusht 1944.[5] Pas marrjes së pushtetit nga komunistët, u dorëzua më 21 tetor 1946 me rastin e amnistisë. U akuzua se duke punuar në vitet 1930-1939 në zyrën e statistikës së MEK, kishte qenë «zogist i flaktë, se gjatë luftës kishte qenë në Itali për tregti, se kishte marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë si ministër, se ka strehuar 15 ditë në shtëpi Mehdi Frashërin»,[1] Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi si “eksponent i Ballit dhe i Legalitetit” dhe për ”agjitacion e propagandë”, me burg të përjetshëm, konfiskim pasurie dhe punë të detyruar.[3] U dënua më 19 maj 1947 së bashku me Salih Vuçiternën me burgim të përjetshëm, duke vdekur më pas në burgun e vjetër të Tiranës më 10 dhjetor 1950.[1][3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Dervishi, Kastriot. Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 132. ISBN 9789994356225.
- ^ Bushati, Hamdi (1999). Shkodra dhe motet: Pemë gjenealogjike familjesh shkodrane. Vëll. 3. Shkodër: Idromeno. fq. 28.
- ^ a b c Tufa, Agron, red. (2014). Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist (PDF). Vëll. 3. Tiranë: instituti i studimit të krimeve dhe pasojave të komunizmit. fq. 109. ISBN 978-9928-168-01-6.
- ^ Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at war, 1939-1945 (në anglisht). C. Hurst & Co. Publishers. fq. 174. ISBN 9781850655312.
- ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 80. ISBN 9789928440358.