Lefter Kosova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lefter Kosova
Ministër i Punëve Botore
Në detyrë
6 shtator – 6 shtator, 1944
Paraprirë ngaMusa Gjylbegu
Pasuar ngaRifat Begolli
Të dhëna vetjake
U lind më17 qershor, 1907
Korçë, Perandoria Osmane
Vdiq më6 shtator, 1944
Tiranë, Mbretëria Shqiptare (1943–44)
NënshtetësiaShqiptar
Punësiminëpunës

Lefter Kosova (Korçë, 17 qershor 1907 - Tiranë, 6 shtator 1944) ka qenë deputet dhe ministër shqiptar. Me zyrën e ministrit të Punëve Botore, qe ministri më jetëshkurtër i shtetit shqiptar, i vrarë nga atentatorët komunistë po në ditën që u betua para Këshillit të Naltë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Korçë më 17 qershor 1907. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm e mori në Shkollën Teknike në Tiranë. Arsimin e lartë e ndoqi dhe e kreu në Angli.

U burgos gjatë pushtimit italian të Shqipërisë dhe u lirua nga gjermanët. Më 1943-1944 u zgjodh deputet i Korçës.

Më 6 shtator 1944, pak pasi u betua para Këshillit të Naltë si ministër i Punëve Botore, u vra në Tiranë. U tha se u vra nga Xhelal Staravecka.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kastriot Dervishi. Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 162. ISBN 9789994356225.