Jump to content

Mynihu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mynih)
Mynihu
München
Popullsia
 • Gjithsej1.484.226
{{{postal_code_type}}}
80000-81929
Faqja zyrtaremuenchen.de

Mynihu (gjermanisht München) është një qytet në juglindje të Gjermanisë. Ai është dhe kryeqyteti i landit të Bavarisë (gjerm. Bayern). Me rreth 1.3 milion banorë, Mynihu radhitet për nga madhësia e qyteteve gjermane në vendin e tretë pas Berlinit dhe Hamburgut.

Mynihu është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe kulturore të Republikës Federative Gjermane.

Në Mynih gjendet dhe klubi më i njohur i Gjermanisë në futboll, FC Bayern München, i cili konsiderohet si njeri nga ekipet më të mira evropiane në futboll.

Në këtë qytet çdo vit festohet edhe festa më e madhe popullore (festa e birrës), e njohur si Oktoberfest, të cilën për çdo vit e vizitojnë për 2 javë më radhe rreth 6 milion njerez.

Kjo feste e ka rrjedhen e saj që nga 12 tetori 1810 me rastin e martesës së Princit bavares Ludwig dhe princeses Theresia. Per hir të saj vendi ku mbahet kjo feste quhet Theresienwiese. Kjo feste është mbajtur për herë të parë më 17 tetor të vitit 1810.

Mynihu është një pikë lidhëse e transportit me një rrjet shumë të dendur automobilistik dhe hekurudhor.

Skema e qarkullimit me metró dhe autobuzë

Për kultivimin e kulturës gjermano-shqiptare në Mynih përkujdesen anëtarët e organizuat në Qendrën e pavarur kulturore shqiptare "Rilindja"[1].

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Regjistri i shoqatave të huaja në Gjermani: Kosova Arkivuar 28 shtator 2007 tek Wayback Machine - në int. prill 2007