Jump to content

Ago Agaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ago Agaj
Ministër i Ekonomisë Kombëtare
Në detyrë
5 nëntor 1943 – 16 qershor 1944
Paraprirë ngaNexhip Basha
Pasuar ngaRifat Begolli
Të dhëna vetjake
U lind më7 mars 1897
Ramicë, Perandoria Osmane
Vdiq më24 dhjetor 1994
Clearwater, Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
NënshtetësiaShqiptare
Fëmijët5 vajza
Punësiminëpunës

Ago Agaj (Ramicë, 7 mars 1897 – Clearwater, Fl, 24 dhjetor 1994) ka qenë agronom, nëpunës dhe ministër i Ekonomisë Kombëtare. Pjesëmarrës në Luftën e Vlorës, Lëvizjen e Qershorit dhe i dënuar për Kryengritjen e Delvinës. Pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist emigroi së pari në Egjipt dhe më pas në Shtetet e Bashkuara.

U lind më 7 mars 1897 në Ramicë të Mesaplikut,[1] i biri i agait të Smokthinës, Shero Emin Agajt dhe Hyries,[2] familje besnike dhe qehajaoxhakut të Vlorajve.[3] Mësimet e para i mori në Vlorë. Studimet e mesme dhe të larta në VjenëAustrisë për inxhinieri Agrikulture, kthehet në Shqipëri më 1919. Mori pjesë në Kongresin e Lushnjes dhe Luftën e Vlorës1920 ne çetën e Shullërit, punoi si praktikant në Silezinë e Sipërme, në Gjermani.

Gjatë viteve 1920 – 23 bashkëpunoi me Prof. Dr. Ernst Nowack (1891 - 1946), të Universitetit të Kölnit, për hartimin e Kartës Gjeografike, Topografike dhe Gjeologjike të Shqipërisë, dhe më 1924 bëri pjesë në Komisionin për caktimin definitiv të nomenklaturës së Hartës së Shqipërisë. Punoi edhe dy vjet në Poloni e Moldavi dhe kur kthehet në Vlorë, u emërua agronom i zyrës së bujqësisë.[1]

Ishte ndër nënshkruesit e mbledhjeve të opozitës në ceremonitë e zhvilluara pas vrasjes së Avni Rustemit. Përkrahu Lëvizjen e qershorit.[4]

Prej vitit 1925-26 bashkëpunoi me shkencëtarin zvicerian, Dr. Miller, në kërkimet e shtresave vajgurore të nëntokës shqiptare, për llogari të Dutch Shell Oil Comp. dhe qe prezent në hapjen e pusit të parë vajguror shqiptar. Në fund të vitit 1926 u emërus agronom në Shkodër, më vonë në Xhafzotaj, dhe Drejtor i Shkollës Bujqësore në Lushnjë dhe pas mbylljes së shkollës, shërbeu si agronom direkt në Berat, Gjirokastër dhe Delvinë.[1]

Më 1937 u ndalus për ngjarjet e kryengritjes së Delvinës,[4] arrestohet, gjykohet dhe dënohet me tre vjet burg.[5] Dita 7 prill 1939 kur Italia pushtoi Shqipërinë, Agajn e gjen në burg.

Pas vitit 1941 shkoi në Mitrovicë, ku u emërua prefekt, drejtoi organizimin e administratës shqiptare, atë të xhandarmërisë vendase dhe të hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohë organizon rezistencën kombëtare, se i duhet të mbrohet edhe nga sulmet e çetnikëve të Drazha Mihajloviçit, me të cilët ndërmerr edhe përpjekje direkte, derisa edhe plagoset. Në bashkëpunim me Vehbi Frashërin bën të mundur shpëtimin e jevgjve të Mitrovicës nga "zgjidhja përfundimtare" naziste. Qeveria Kruja e emëron Drejtor të Përgjithshëm të Nozullimeve, që varej nga Kryeministria.[1]

Më 1943-1944 ministër i Ekonomisë Kombëtare në qeverinë Mitrovica. Më 1944 inspektor epror në këtë ministri. Në qershor të vitit 1944, Agaj mori pjesë në mbledhjen e Dytë të Lidhjes së Prizrenit, si dhe në Kongresi i Dytë të saj, që u mbajt më 15 janar 1944.

Pas vendosjes së regjimit komunist në atdhe, u largua fillimisht në Austri e Itali dhe më pas u vendos Egjipt. Kur u largua nga Shqiperia e pati të pamundur të marrë edhe gruan me 5 vajzat me vete, të cilat u internuan dhe vuajtën dënimet dhe persekutimin komunist për gjatë gjithë kohës së sundimit komunist në Shqiperi. Qëndroi 25 vjet atje dhe punoi për administrimin e pasurisë së Aziz Izet Pashë Arnautit (Qiprilijve) dhe drejton sektorin «Vinicole e Viticole». Gjatë qëndrimit në Egjipt Ago Agaj, përgatiti dorëshkrimin e vëllimit «Lufta e Vlorës» të cilin e vuri në shtyp në vitin 1969, kur ishte në Amerikë.

Më 1969 u vendos në SHBA, ku dhe ndërroi jetë në Florida në dhjetor të 1994.[4][6]

  1. ^ a b c d Greca D.Ago Shero Agaj — "Dikushi", gazetadielli.com, 10 korrik 2015.
  2. ^ Haklaj, Veli (2009). Kryengritja e Delvinës e vitit 1937. Tiranë: Kristalina-KH. fq. 184. ISBN 9995643103.
  3. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 186. ISBN 99927-780-6-7.
  4. ^ a b c Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 72. ISBN 9789994356225.
  5. ^ Haklaj 2009, fq. 195-196.
  6. ^ "«Rreth shkaqeve të përçarjes së shqiptarëve»" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2020. Marrë më 30 qershor 2020.