Jump to content

Qyprillinjtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Qiprilijve)
Kompleksi i Kypriljotëve

Qyprillinjtë ose Familja Kypriljoti/Qypërli (turqisht: Köprülü ailesi) ka qenë një familje fisnike me origjinë shqiptare nga Roshnik (Berat) në Perandorinë Osmane.[1][2] Familja i ka dhënë gjashtë Vezirë të mëdhenj (duke përfshirë edhe Kara Mustafa Pashë, i cili ishte një thjeshtër), dhe shumë oficerë të tjerë të rangut të lartë. Epokë gjatë së cilës këta vezirë të mëdhenj kanë shërbyer është e njohur si "epoka Qyprilliu" në Perandorinë Osmane.

Një anëtar tjetër i dalluar i familjes ishte Abdullah Pashë Qyprilliu (1684-1735), i cili ishte një gjeneral në luftërat osmano-persiane të kohës së tij dhe vepronte si guvernator në disa provinca të perandorisë. Pasardhësit moderne përfshijnë Mehmet Fuat Qyprilliu, një historian i shquar i letërsisë turke. Anëtarët e familjes vazhdojnë të jetojnë në Turqi dhe Shtetet e Bashkuara.

Vezirët e Mëdhenjë Qyprilliu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Emri Jeta Vezir i Madh në Sulltan(ët)
Mehmed Pashë Qyprilliu 1583–1661 1656–1661 Mehmed IV
Fazil Ahmed Pashë Qyprilliu 1635–1676 1661–1676 Mehmed IV
Kara Mustafa Pashë1 1634–1683 1676–1683 Mehmed IV
Abaza Siyavuş Pashë II2 died 1688 1687–1688 Suleiman II
Fazil Mustafa Pashë Qyprilliu 1637–1691 1689–1691 Suleiman II
Ahmed II
Hysein Pashë Qyprilliu 1644–1702 1697–1702 Mustafa II
Numan Pashë Qyprilliu died 1719 1710–1711 Ahmed III

1 Kara Mustafa Pashë është birësuar nga familja Qyprilliu dhe ishte kunat i Fazıl Ahmed Pashë Qyprilliu-t.

2 Abaza Siyavuş Pashë ishte një shërbëtor i Mehmed Pashë Qyprilliut. Duke u martuar me vajzën e tij, Siyavuş bëhet dhëndër i familjes së fuqishme Qyprilliu.