Mehmet Fuat Qypriliu
Mehmet Fuat Qypriliu | |
---|---|
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë | |
Në detyrë 22 maj 1950 – 15 prill 1955 | |
Paraprirë nga | Necmettin Sadak |
Pasuar nga | Adnan Menderes |
Në detyrë 9 dhjetor 1955 – 20 qershor 1956 | |
Paraprirë nga | Adnan Menderes |
Pasuar nga | Fatin Rüştü Zorlu |
Zëvendës Kryeministër i Turqisë | |
Në detyrë 29 korrik 1955 – 9 dhjetor 1955 | |
Paraprirë nga | Fatin Rüştü Zorlu |
Pasuar nga | Ahmet Tevfik İleri |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 4 dhjetor 1890 Kostandinopojë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 28 qershor 1966 Stamboll, Turqi |
Mehmet Fuat Qyprilliu (turqisht: Mehmed Fuad Köprülü, 4 dhjetor 1890 - 28 qershor 1966) ishte një sociolog, turkolog, studiues, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Zëvendës Kryeministër i Republikës së Turqisë me shumë ndikim. Një pasardhës i familjes së famshme fisnike shqiptare Qyprilliu, ndikimi i së cilës në formësimin e historisë osmane midis viteve 1656 dhe 1711 tejkaloi edhe atë të Shtëpisë së Osmanëve, Fuat Qypriliu ishte një figurë kyçe në kryqëzimin e dijes dhe politikës në Turqinë e fillimit të shekullit të 20-të.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fëmijëria dhe arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fuat Qyprilliu lindi në qytetin e Stambollit në vitin 1890. Gjyshi i tij nga babai, Ahmet Zija Beu, ishte ambasador në Bukuresht, dhe djali i ish-kreut të Kancelarisë Perandorake të Shtetit (Divan-i Humayun Beylikcisi), Köprülüzade Arif Bej. Köprülüzade Arif Beu rrjedh nga Qyprillinjtë e shekullit të 17-të, një dinasti e jashtëzakonshme vezirësh të mëdhenj, reformat dhe pushtimet e të cilëve vonuan rënien e Perandorisë Osmane. Fuat Qypriliu u emërua sipas Vezirit të parë të Madh të Epokës Qyprilli, Mehmed pashë Qyprilliu.
Fuat Qyprilliu mori arsimin e tij formal në shkollat e mesme Ajasofja dhe Merxhan, të dyja prodhime të reformave arsimore osmane të shekullit të 19-të. Në vitin 1905, ndërsa ishte student në shkollën e mesme Merxhan dhe vetëm 15 vjeç, revista Musavver Terakki botoi tre poezi të Fuat Qyprilliut. Në kohën kur ai hyri në Shkollën Juridike të Universitetit të Stambollit në moshën 17-vjeçare, Fuat Qyprilliu kishte një zotërim të shkëlqyer të frëngjishtes, persishtes dhe arabe. Libri i tij i parë, Hayat-i Fikriyye (Jeta Intelektuale), u botua kur ai ishte 19 vjeç. Pas tre vitesh studimi, Fuat Qyprilliu braktisi Shkollën Juridike për shkak të cilësisë së dobët të mësimit, duke thënë se diploma nuk ia vlente humbjen e kohës që do të sillte.
Marrëdhënia me Qemal Ataturkun
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mehmet Fuat Qyprilliu u emërua nënsekretar pranë Ministrit të Arsimit me kërkesë të Presidentit Mustafa Qemal Atatyrk dhe qëndroi në këtë post për tetë muaj. Përveç kësaj, Fuat Qyprilliu u emërua Drejtor i Institutit të Turkologjisë, i krijuar me urdhër të Presidentit Atatyrk, dhe filloi botimin e Turkiyat Mecmuasi (Revista Turkologjike).
Jeta e vonshme politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1935, me kërkesë të Presidentit Atatyrk, Fuat Qyprilliu iu bashkua regjimit njëpartiak në parlamentin turk si deputet i Karsit dhe u zgjodh përsëri në vitin 1939 dhe 1943. Në vitin 1945, pasi thirrjet për vendosjen e një demokracie shumëpartiake u shtuan pas Luftës së Dytë Botërore, Fuat Qyprilliu iu bashkua opozitës dhe u shkarkua nga partia në pushtet së bashku me Adnan Menderes dhe Refik Koraltan. Në vitin 1946, Menderes, Koraltan dhe Qyprilliu, së bashku me Xhelal Bajar, formuan Partinë Demokratike. Fuat Qyprilliu u bë Ministër i Punëve të Jashtme kur Partia Demokratike erdhi në pushtet në zgjedhjet e vitit 1950, dhe ai shërbeu në këtë post deri në vitin 1955. Në vitin 1953, midis presidentit jugosllav Tito dhe Fuat Qyprilliut u arrit një marrëveshje që nxiti emigrimin e shqiptarëve nga Jugosllavia në Anadoll.[1] Për sa i përket Qipros, ai kishte një pikëpamje tolerante për mosmarrëveshjen dhe mbështeti linjën e qeverisë turke, se status quo e një qeverie britanike në ishull ishte e favorshme.[2] Fuat Qyprilliu shërbeu gjithashtu për një kohë të shkurtër si zëvendëskryeministër në vitin 1955. Më 6 shtator 1957, Fuat Qyprilliu dha dorëheqjen nga Partia Demokratike pasi nuk u pajtua me tendencat autoritare të shfaqura nga udhëheqja e partisë; të njëjtin vit ai u bashkua me Partinë e Lirisë. Pas grushtit të shtetit në vitin 1960, ai u gjykua në gjyqet e Yassıada, por u shpall i pafajshëm.[3]
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërsa Mehmet Fuat Qyprilliu ishte i zënë me përgatitjen e botimeve të reja të disa prej veprave dhe shkrimeve të tij, të cilat u botuan me germa të vjetra kur u tërhoq nga politika, më 15 tetor 1965, pas një aksidenti trafiku në Ankara, ai u transferua në Spitalin Baltalimanı të Stambollit më 28 qershor 1966, si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga disa gabime dhe neglizhencë në kujdesin e tij. Ai u varros të premten, më 1 korrik, pas një ceremonie të thjeshtë në godinën qendrore të Universitetit të Stambollit, në Varrin e Qyprillinjve, ku ishin shtrirë të parët e tij, shumë pranë shtëpisë ku lindi.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Qirezi, Arben (2017). "Settling the self-determination dispute in Kosovo". përmbledhur nga Mehmeti, Leandrit I.; Radeljić, Branislav (red.). Kosovo and Serbia: Contested Options and Shared Consequences (në anglisht). University of Pittsburgh Press. fq. 50. ISBN 9780822981572.
- ^ Pelt, Mogens (2014). Military Intervention and a Crisis of Democracy in Turkey: The Menderes Era and its Demise (në anglisht). Bloomsbury Publishing. fq. 95. ISBN 978-1-84885778-0.
- ^ Karpat, Kemal H. (2001). The Politicization of Islam: Reconstructing Identity, State, Faith, and Community in the Late Ottoman State (në anglisht). Oxford University Press. fq. 398. ISBN 978-0-19-535049-4.
- ^ MEHMED FUAD KÖPRÜLÜ