Veziri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vula e Vezirit të Madh Osman

Veziri (Arabisht: وزير‎, wazīr; Persisht: وزیر‎, vazīr) është një këshilltar apo ministër i rangut të lartë politik në lindjen e afërt. Kalifët abasid i dhanë titullin e vezirit një ministri që më parë quhej qatib (sekretar), i cili në fillim ishte thjesht një ndihmës, por më pas u bë përfaqësuesi dhe pasardhësi i dapir (shkrimtari ose sekretari zyrtar) i mbretërve sasanianë.[1]

Në përdorimin modern, termi është përdorur për ministrat e qeverisë në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe më gjerë.

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka mendime të ndryshme për origjinën e fjalës. Ndërsa disa argumentojnë se fjala vezir është me origjinë sasanide dhe për rrjedhojë persisht dhe më vonë u transferua në arabisht, të tjerë argumentojnë se fjala është me origjinë arabe, duke argumentuar se ajo përmendet në Kur'an dhe burimet e hadithit.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ R. A. Nicholson, A Literary History of the Arabs, p. 257
  2. ^ "Vezir" (PDF) (në turqisht). Türkiye Diyanet Vakfı. 2013. fq. 79-82. ISBN 9789753897549. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 gusht 2016. Marrë më 8 gusht 2016.