Qatipi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një qatip ose çatip (Arabisht: كَاتِب‎, kātib) është një shkrues ose sekretar në botën arabe-folëse, bota persiane dhe zona të tjera islamike deri në Indi.[1]Afrikën e Veriut, shqiptimi lokal i termit gjithashtu bën që ai të shkruhet ketib. Detyrat përfshinin leximin dhe shkrimin e korrespondencës, lëshimin e udhëzimeve nën komandën e personit përgjegjës dhe dokumentimin e arkivimit.[2]

Fjala vjen ndoshta nga arabishtja kitāb (libër), dhe ndoshta e importuar nga fqinjët aramaikë të veriut të arabëve.[1] Është një koncept paraislamik, që haset në veprën e poetëve të lashtë arabë. Arti i të shkruarit, megjithëse i pranishëm në të gjitha pjesët e Arabisë, ishte me sa duket arritje e atyre pak. Midis sahabëveMedinës, rreth dhjetë përmenden si qatibe.[1] Me përqafimin e Islamit, zyra e qatib u bë një post me shumë nder. Në atë kohë, në modelin e kancelarisë persiane, ishte zhvilluar një sistem i komplikuar i zyrave qeveritare, secila degë e entitetit qeveritar, fetar, civil ose ushtarak kishte qatibin e vet. Kështu, termi u has gjerësisht në lidhje me fjalë të tjera për të nxjerrë një pozicion sekretar më specifik, dmth. Katib dīwān - sekretar në zyrat financiare, katib al-sirr - sekretar kancelar, katib al-djaysh - sekretar të ushtrisë, e kështu me radhë.[3]

Gjatë Perandorisë Osmane ajo u përdor me të njëjtin kuptim, domethënë Kiaya Katibi, sekretari private e Kiaya bey,[4] dhe kështu u transferua në gjuhë të tjera, të tilla si qatib ose qatip në shqip.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c M. Th. Houtsma (1987). E.J. Brill (red.). "First encyclopaedia of Islam, 1913-1936" (në anglisht). fq. 819. ISBN 9789004082656. OCLC 15549162.
  2. ^ Akbar Shāh K̲h̲ān Najībābādī (2000), Ṣafī al-Raḥmān Mubārakfūrī (red.), The History of Islam (në anglisht), vëll. 2, Houston: Darussalam, fq. 600, ISBN 9789960892887, OCLC 49825878
  3. ^ Shatzmiller, Maya (1994), Labour in the Medieval Islamic World, Islamic history and civilization (në anglisht), vëll. 4, E.J. Brill, fq. 150–151, ISBN 9789004098961, OCLC 28256504
  4. ^ Lybyer, Albert Howe (1913), The government of the Ottoman Empire in the time of Suleiman the Magnificent (në anglisht), Cambridge: Harvard University Press, fq. 184, OCLC 1562148