Nikaj-Mërtur
Gjeografi dhe Etnografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fiset e Nikajve dhe të Mërturit janë një krahinë e vetme që shtrihet në pjesën perendimore të Rrethit të Tropojë, në Jug-Lindje të Alpeve shqiptare, në kufi me rrethin e Dukagjinit. Eshtë e ndërtuar prej gelqeresh, dolomitesh dhe rreshpesh të mezoitit, që përmbëjnë pellgun e lumit të Nikajve dhe kreshtat e larta alpine e rrethojnë të tilla si:maja e Hekuarve, grykat e Hapta, maja e Kakise 2360m, maja e Ndërmanjes 2250m. Ka klimë malore me dimër të ashpër, me rreshje të shumta bore dhe me verë relativishtë te freskët. Temperatura mesatare vjetore është 11,5Grad C, sasia e rreshjeve 2570mm. Nga rreshjet ujore shquhet lumi i Currajve. Bimësia është e zonës së dushkut, ahut e pak pishë. Ka kullota të pasura alpine.(Encik. shqiptare fq. 757). Kufijtë e kësaj zone janë të vëndosura që nga mali i Hekurave, qafa e Koliçit në lindje, vazhdon me qafën e Agrit në perendim dhe në jug me Toplanën. Drini e ndanë këtë zonë me Pukën. Qafat kryesore që zotërojnë mbi këtë zonë janë Qafa e Kolcit që lidh luginën e Nikaj-Mërturit me Krasniqen, te dyja fise të Malësisë së Gjakovës. Ajo ka një gjatësi që varion nga Curraj Epër e vazhdon deri sa bien si thikë mbi lumin Drini. Eshtë e pllëzuar me ahe e bimësi të ndryshme e të shumëllojshme. Qafa e Ndërmajës që lidh zonën e Nikaj-Mërturit me fisin e Shalës. Lugina e Ndërmanjës është e pyllëzuar kryesishtme lisa ahu që ka bërë të mundur shfrytëzimin e saj industrial. Eshtë vënd klimatik dhe i përshtatshëm për verimin e bagëtive. Lulet dhe bimësia në këtë luginë janë përrallore. Qafa e Agrit me lartësi mbi 1300 m. që lidh Nikaj-Mërturin me zonën e Dukagjinit. Në te dy anët e saj kjo qafë është e veshur me pyje ahu. Për vete pozicionin e saj, ajo ka një histori shekullore ku pushtuesit e shumtë kanë kokën dhe kockat në këto vende.
Lugina e Nikaj-Mërturit përshkohet nga dy lumenj të cilët nuk shterrojnë asnji herë.Këta lumenj janë:Lumi i Nikajve dhe lumi i Mërturit. Lumi i Nikajve e ka burimin e tij nga lugina e Ndërmanjës (lumi i Zi) ose bjeshkët e Gjonpepajve e të Kapitit dhe kalon midis shpatit të Currajve e fshatrave Kapit, Gjonpepaj e Lekbibaj dhe në vazhdim bashkohet me lumin e Mërturit në jug-perendim të fshatit Curraj i Poshtëm. Lumi i Mërturit e ka burimin e tij në Curraj të Epërm, ndjek rrjedhjen e tij midis malit të Theposur, afër lagjes Mulaj, ndanë Shën Gjergjin nga Curraj e Poshtëm dhe poshtë këtij fshati bashkohet me lumin e Nikajve dhe të dy sëbashku vazhdojnë rrjedhjen e tyre midis fshatit Raje e Tetaj dhe derdhen në lumin Drini. Gjatësia e këtyre lumenjeve është relativisht e shkurtër. Gjeografia e Nikaj-Mërturit është e psur me bjeshkët e saj të shumta dhe të bukura si Kakia, T`thermja e të tjera të cilat shërbejnë për verimin e blegtorisë. Në hapsirën gjeografike të fist të Nikajve ndodhet nji vllazni tjetër-Kapiti. Rrjedhimisht ka edhe shtrirjen e vet gjeografike e toponamistike që do ta pasqyromë ma poshtë. Në përshkrim gjeografik të Nikaj-Mërturit nji vend me interes zënë edhe disa emra toponamistikë siq janë: Shtegu i Dashit, Rrasa e Currajve, Shpella e Lumit, Qafa e Rrethit, Qafa e Derzave, Shpella e Kakverrit, Rruku i Nikajve, Kodra Plakë, Gurrat e Lumit të Zi, Qafa e Murrizit, Qafa e T'thermes, Fusha e Shukut, Kodra e Palçit, Guri Murg, Korja e Mërtuit, Qafa e Kolcit dhe të Agrit, etj. Në Luginën e Nikaj-Mërturit gjenden shumë vende të pëlqyeshme turistike që për nga pamja dhe bukuritë e tyre mund të bahen burim zhvillimi.
Zona e Nikaj-Mërturit perbahet prej 12 Fshatrash. Ato janë:Lekbibaj, Salcë, Palçë, Kotec, Brise, Gjonpepaj, Peraj, Tetaj, Curraj i Poshtem, Betosha, Shëngjergj, Curraj i Epërm, Qeresh-Mulaj.
Shih edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dukagjini, Shala e Shkodrës, Abat, Thethi, Pulti (krahinë), Beteja e Qafës së Agrit, Shtatë Shaljant, Mehmet Shpendi, Vat Gjeloshi.