Beteja e Qafës së Agrit
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beteja e Qafës së Agrit ishte një nga betejat më të rëndësishme dhe fitimtare, të kryengritjes antiosmane Turke, ku malësort e Dukagjinit sfiduan të pathyeshmin Shefqet Turgut Pasha.
Ajo u zhvillua nga data 10 deri me 24 korrik 1910-të n'dërmjet 400-500 luftëtarëve të Malësisë së Dukagjinit dhe të Nikaj e Merturit të udhëhequr nga prijësat popullorë legjendar Mehmet Shpendi, Prël Tuli e Marash Delia, kundër një ushtrie me më shumë se 3,000 trupave Osmane të Shefqet Turgut Pashës. Për të mos lejuar futjen e forcave turke në krahinën e tyre, malësorët organizuan mbrojtje gjatë kreshtës malore të Dukagjinit, prej qafës së Valbonës nga qafa e Ndërmajës e deri në Malet e Toplanës në rreth 25 km dhe në lartësitë 1500–2500 m. Nyja kryesore e mbrojtjes u bë Qafa e Agrit në pjesën jugore të Kreshtës.
Lutëtarët vullnetarë nga Abati, Pecaj, Nicaj-Shalë, Lekaj, Vuksanaj dhe Pjolla ruajtën me vëndosmëri qafën e Ndërmajës. Luftëtarët e Gimajve, Nënmavrqit, Breg-Lumit, Lotajt dhe Planit n’zunë pritë në qafën e Agrit (të ndihmuem ma vonë nga luftëtarë të tjerë nga Abati dhe Pecajt). Luftëtarët e Shoshit me të tjerë dolën në jug-lindje të qafës së Agrit. Luftëtarët e Thethit ruanin qafën e Pejës dhe të Valbonës, ndërsa luftëtarët e Toplanës dhe të Dushmanit ruanin qafën e Stërziqes deri në brigjet e lumit Drin. Fronti i luftës ishte i gjërë, rreth 10-12 km.
Për 14-të ditë e netë me rradhë, në Qafën e Agrit, Mehmet Shpendi me trimat e malësis së Dukagjinit arritën të thyenin me turp dhe ti kthenin prapa forcat pushtuese Turke, të pajisura me armatimet ma moderne të kohës, të cilat operonin nën komandën e gjeneralit famëkeq dhe me të ashpër Otoman të asaj kohe, Shefqet Turgut Pasha. Këta luftëtarë i banë ballë rrethë 20 batalioneve këmbësorie malore dhe artilerie, të tmerruar nga qëndresa e Dukagjinasve dhe nga shpikësi i topit “Dukagjinas”, Mitër Kola, i cili duke përdorur një grykë zjarri jashtë përdorimi, e vëndosi në gjëndje pune duke përdorur drurin e dardhës për elemente përbërës të topit, kështu ushtria Osmane Turke k’thehet prapa me turp.
- …Turgut pasha ish çuditë,
- Se ç’do gur i dukej pritë,
- Prej çudie ai mori frikë,
- K’theu ushtrinë e u nis me ikë...
Këngë kushtuar kësaj beteje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ja vargjet e një këngë që i kushtohet kësaj beteje të ashpër legjendare;
Bjeshkët e Shalës mblodhën jezerin;
- Bjeshkët e Shalës mblodhën jezerin,
- Mehmet Shpendi e rrok' manxerrin,
- Eni trima te tanë të vdesim,
- Hyp mbi shkrep e pisket si zana,
- Mbushet bjeshka me djelm azgana,
- Veç për luftë i ka lind nana,
- Mehmet Shpendi me Djelmni,
- I kan n'zan pritat varg e vijë,
- Dridhet Pasha në atë Krajli,
- Mbi taborre të Tërgut Pashës,
- Trimi i Shqipes fort Vikat,
- Mbushni hutat me barot t'thatë,
- Malet tona mbi shkamb e gur,
- Shalë e Shosh, Toplane,Nikaj-Mërtur,
- Trojet tona si l'shojmë kurrë.
Krijimtaria Popullore.
Shih edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mehmet Shpendi, Marash Delia, Vat Gjeloshi, Djelmnia e Shalës