Shala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shala e Shkodrës)
Shala
Overview of Albanian tribes, Franz Seiner, 1918.jpg
Bajraqet shqiptare më 1918, Shala mbulon sektorin 54.
Informacione

Shala e Dukagjinit është një fis historik dhe emërtimi i disa krahinave e rrethinave në viset shqiptare.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trojet fisnore të Shalës gjënden në Shqipërinë Veriore, në luginën lumit me të njëjtin emër, në veri të Drinit dhe në jug të Thethit (përfshirë) ndër malësitë e Dukagjinit[1]. Trojet fisnore të Shalës kufizohen me Shoshin në jug nga kodra e Shën Gjergjit, me Planin dhe Shkrelin mbi bjeshkët e Qafës së Boshit në perëndim, me bjeshkët e Kelmendit dhe Krasniqit nga Qafa e Pejës në veri, dhe me fiset e Nikaj-Mërturit mbi Qafën e Ndërmajës dhe të Agrit në lindje. Rragami i Shalës tradicionalisht i përkiste Shalës, sot administrohet nga rrethi i Tropojës.

Që nga gjysma e dytë e shekullit të 17të, nga ky fis u përhapën në viset e Kosovës dhe Maqedonisë së sotme. Periudha kur emigruan më bindshëm qe mes gjysmës së shekullit XVII dhe 1840, duke çuar në nënndarje të reja.[2] Në Kosovë, Shala u përqendrua kryesisht në Vushtrri, Trepçë e Mitrovicë në zonën kodrinore të njohur si Shala e Bajgorës, duke qenë Bajgora ngulimi më i madh ndër 37 vendbanimet e tyre. Atje u ndanë ndër 4 vllazni: Gima, Peci, Maleti (të lidhur me Lotajt) dhe Lopçi. Ka gjithashtu shumë fis Shalë në Isniq, Llukë të Epërme, Strellç, Pejë, (Raushiq dhe Logje) Klinë dhe Drenicë. Molliq (Gjakovë).[3]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Elsie, ky emër vjen nga fjala shqipe shalës(inë), djerrinë.[1] Sipas gojëdhënës popullore, Shala si fis bashkëndan të njëjtën prejardhje me Shoshin dhe Mirditën, ku vëllai i madh trashëgoi shalën, i dyti shoshën dhe i treti që nuk trashëgoi gjë, u dëshiroi vëllezërve ditën e mirë, mirëdita.[4]

Pas vdekjes së Lekë Zaharisë, Noli radhit Pjetër Spanin kapidan të Shalës dhe Shoshit, që merr anën e Venedikut.[5] Më 1461 Shala (città di Sala e di Sasci[6]) u ngrit kundër Spanëve, zotër të Drishtit, të cilët shtrinin sundimin në ato male[7] që në shek. XVI venedikasit i quanin Malet e Shpanëve (monti delli Spani).[8] Sipas Nolit, Skënderbeu i shtroi "malet e Shalës dhe Shoshit" si masë ndaj të bijëve të Spanit që ishin zënë mes tyre;[9] Sirdani shkruan se Skënderbeu ndërhyri në këta vise pas kërkesës së Pal Engjëllit për të paqtuar dheun e Pultit, që ishte trazuar kundër bijëve të Pjetër Spanit që ishte shuar.[6]

Më 1634 në një relacion kishtar vendbanimi shkruhet në italisht Sciala, relacioni i Gasparit më 1671 e shkruan Sala,[10] ndërsa në hartën e Coronellit më 1688, Sciala.[7]

Bajraku i Shalës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga gojëdhëna popullore marrim vesh se me ardhjen në sundim të Bushatllinjve, u shkarkua nga detyra bajraktari i Shalës, që i përkiste vëllazërisë Mekshaj në katundin Nënmavriq, si përkrahës i Begollajve dhe u zëvendësua me një nga vëllazëria e Pec Pecit në katundin Pecaj.[11] Më 1861 në katundin e Shalës u hartua marrëveshja me shkrim në mes të bajrakëve Nikaj, Mërtur, Shalë e Shosh. Studjuesit njohin atë të 1890 mes Shalës e Nikajve për sigurimin e rrugës, të barinjve, prashitësve, korrësve, atyre që nxirrnin dërrasa në pyll, gjuetarëve e kundër grabitjes së grave, që u përtëri më 1894 - marrëveshje që u njoh si besa e gjâsë dhe e çobanit.[12]Salnamenë e Vilajetit të Shkodrës të 1892, Shala është një nga gjashtë bajrakët e Dukagjinit (para shkëputjes së Gimajve nga mesi i shek. XIX ishin pesë), që është njëri prej dhjetë maleve të Malësisë së Shkodrës;[13] përfshinte fshatrat Pecaj (qendra e bajrakut), Theth, Abat, Lotaj, Lekaj, Nënmavriq dhe Nicaj.[14]

Shala ndahej në katër nënbajrakë: Thethi, Pecaj, Lotaj dhe Lekaj, tre te fundit qenë ndarë më 1530 ose tre bajrakë: Shala, Gimaj dhe Theth, dy të mbramët çmoheshin si fise më vete me gjitha të drejtat.[3]

Bajraku (flamuri) i Shalës kishte dy duar të shtrënguara, të cilat i shpjegonin si shenjë bese, pasi në të gjithë Dukagjinin «Shala e kishte besën e fortë», «nuk i ka mbetë mik pa u pague».[15]

Demografia dhe religjioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1671 Gaspari e përshkruan qytetin e përbërë na 32 shtëpi dhe 200 frymë.[7] Më 1907, Provinciali i Urdhrit Françeskan në viset shqiptare, Át Lovro Mihaçeviq, e përshkruan Shalën:[16]

Famulli shumë e vjetër, mirëpo librat e amëzave mbahen që nga 1763, pasi vendqendrimi i famullitarit ka lëvizur disa herë. [...] Në 24 fshatra të Shalës ka 3259 banorë.

Armao më 1933 pohon se kish 2300 besimtarë të krishterë.[7]

Shala sipas traditës feston Shën Gjoni si shenjt mbrojtës[17] më 26 dhjetor bashkë me miq dhe bija, por Shala gjithashtu feston edhe festën e Shën Mhillin më 29 shtator, të cilët në këtë ditë therin dhe pjekin një dele. Shaljanët e Dukagjinit kur luten apo urojnë thonë Ndimo Zot dhe Ora e Shalës!

Për Krishtlindje në Shalë vënin më 24 dhjetor në mesditë djathë, bukë, ajkë dhe kos në varret e të vdekurve, gjithashtu një qiri të ndezur mbi kryqin. Këta ushqime ua shpërndanin më pas të vobektëve.[18] Nopça gjithashtu kumton se shaljanët në mëngjes bënin kryq sa i prekte rrezja e parë e diellit;[19] shumë katolikë mbanin emra muslimanë dhe madje puna shkonte deri aty sa e harronin fare emrin e pagëzimit. Ky zakon ka qenë edhe më i përhapur para vitit 1760. Ipeshkvi i Sapës, Imzot Lindi pyette formalisht Selinë Shenjte nëse i lejohej njerëzve me emra muhamedanësh të errnin kungimin.[20]

Besime popullore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nopça kumton se në Shalë njihej perëndia e breshërit, e quajtur Rrmoria/Rumria. Shaljanët e gjuajnë me pushkë që ta detyronin të ndërronte drejtim, por ndiznin edhe zjarre në oborr dhe flakin drapër e sëpatë.[21] Shaljanët njohin gjithashtu orët,[22] vampirin/lugatin - për të cilin thonin se vetëm i biri i vampirit mund të vrasë një vampir,[23] dhe hijet.[24] Në lidhje me besëtytnitë e kafshëve Nopça shënon se në Shalë nuk qe mirë të mileshin dhentë para se të perëndojë dielli;[25] gjithashtu praktikohe interpretimi i shpatullës së berrit,[26] ku përmendet një parashikim i Mitër Kolës.[27]

Njerëz të shquar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania. Rowman & Littlefield. fq. 411. ISBN 9780810861886. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Karl Kaser (2012). Household and Family in the Balkans: Two Decades of Historical Family Research at University of Graz. LIT Verlag Münster. fq. 124. ISBN 978-3-643-50406-7. Marrë më 6 qershor 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Elsie 2015, pp. 120-121
  4. ^ Miranda Vickers (1999). The Albanians: A Modern History. I.B.Tauris. fq. 103–. ISBN 978-1-86064-541-9. Marrë më 6 qershor 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Noli 1921, p. 150
  6. ^ a b Sirdani, P. Marin (1934). "Pulti e Dukagjini". bibliotekashkoder.com. Hylli i Dritës vjeta X, nr. 4. fq. 189. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c d Armao, Ermanno (2006) [1933]. Kamsi, Willy (red.). Vende, kisha, lumenj, male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore [Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un'antica carta dell'Albania Settentrionale]. Përkthyer nga Akil Spathari. Tiranë: Korbi. fq. 113, 197. ISBN 99943-620-8-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Thallóczy, Lajos (2004) [1916]. Vëzhgime iliro-shqiptare [Illyrisch-albanische forschungen]. Përkthyer nga Mustafa Kruja. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 120. ISBN 99927-56-34-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Noli 1921, p. 206, 213.
  10. ^ Elsie 2015, p. 115
  11. ^ Ulqini 1991, p. 44
  12. ^ Ulqini 1991, p. 44.
  13. ^ Ulqini 1991, p. 65
  14. ^ Ulqini 1991, p. 27
  15. ^ Ulqini 1991, p. 95
  16. ^ Mihaçeviq, P. Lovro (2006) [1911]. Nëpër Shqipëri - mbresa udhëtimi [Po Albaniji - Dojmovi s puta]. Tiranë: Gjergj Fishta. fq. 81. ISBN 99943-810-6-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Nopça 2012, p. 76
  18. ^ Nopça 2012, p. 72
  19. ^ Nopça 2012, p. 79
  20. ^ Nopça 2012, pp. 146-147
  21. ^ Nopça 2012, p. 17
  22. ^ Nopça 2012, p. 24
  23. ^ Nopça 2012, p. 32
  24. ^ Nopça 2012, p. 37
  25. ^ Nopça 2012, p. 47
  26. ^ Nopça 2012, p. 84
  27. ^ Nopça 2012, p. 96

Literaturë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]