Demir Hyskja
Demir Hyskja | |
|---|---|
| Lindi | 1 janar 1937 në Elbasan |
| Vdiq | 6 gusht 2016 |
| Kombësia | Shqiptar |
| Profesioni | Aktor |
| Titulli | Artist i Popullit |
Demir Hyskja (1 janar 1937 - 6 gusht 2016)[1] lindi në Elbasan dhe ishte një aktor i mirënjohur shqiptar.
Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1948-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1968 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Për Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistikë dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme, deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Filmi Tuneli - (1997)... Plaku i fshatit
- Dhe vjen një ditë - (20.5.1968)... Baki Branica
- Kronikë e atyre netëve - (1966) (TV)
- Hije që mbeten pas - (1964)... Babai i Agronit
- Fushë e blertë fushë e kuqe - (1964)... Xha Hamiti, punëtori i fushës
- Kohë e largët - (1963)... Kolin Stringari
- Një emër midis njerëzve - (1963)... Doktor Shezaiu
- Nëntori i dytë - (1962)... Mytesarifi i Durrësit
- Shokët - (1962)... Drejtori i uzinës
- Dëshmorët e monumenteve - (1960-1980)... mësues Andrea
- Një ndodhi në port - (1960) ... babai i Artanit
- Me hapin e shokëve - (1959) (TV)... Babai i Gonit
- Një natë nëntori - (1959) (TV)
- Përtej mureve të gurta - (1959)... Kasemi
- Gjyshi partizan - (1958)... Gjyshi
- Dollia e dasmës sime - (1958)... Vëllai i dhëndrit
- Një udhëtim i vështirë - (1957)... Miti shoferi
- Fije që priten - (1956)... I shoqi i Besës
- Pylli i lirisë - (1956)... Ibrahim beu
- Në fillim të verës - (1955)... Shoku Mali
- Rrugicat që kërkonin diell - (7.3.1955)... Halimi
- Shpërthimi - (1954)... Brigadier Skënderi
- Operacioni Zjarri - (1953)... Kometa
- Kur zbardhi një ditë - (1951)... Shoferi Thoma Shpuza
- Mëngjese lufte - (1951)... Ilegali
Ngadhënjim mbi vdekjen - (1.6.1948)...Spiuni
Aktiviteti publik dhe ndikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka qenë deputet në Kuvendin Popullor katër herë rradhazi, përpara viteve ’90. [2]
Rrëfimet tregojnë se fillimisht kishte menduar të shmangë shërbimin ushtarak përmes aktivitetit artistik (shprehje që ai vetë ka bërë) kur erdhi koha për të zëvendësuar ose për të zgjedhur rrugë tjetër. [3]
Rëndësia dhe trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Demir Hyskja konsiderohet një nga figurat kryesore të artit teatral dhe kinematografik në Shqipëri, sidomos për kontributin e tij në Teatrin Skampa, që për vite u bë një nga qendrat kryesore kulturore në qytetin e Elbasanit.[4]
Pas viteve ’90, megjithëse nuk është aq aktiv në shfaqje si dikur, ai mbeti një figurë referuese, me respekt publik dhe me përkujtime për rolet e tij të njohur. [5]
Shumë nga rolet e tij teatrore dhe filmike konsiderohen klasike, dhe emri i tij përmendet shpesh në artikuj për artin dhe kulturën si një nga “gigantët” e artit shqiptar. [3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Ka vdekur aktori i njohur Demir Hyskja". Zeri info.
- ↑ "Bota Sot". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2025-09-22.
- 1 2 "Gazeta Telegraf". Gazeta Telegraf. 2025-09-22. Marrë më 2025-09-22.
- ↑ "Home". Sot News | Lajme (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-09-22.
- ↑ "Gazeta Telegraf". Gazeta Telegraf. 2025-09-22. Marrë më 2025-09-22.