Violeta Manushi
Violeta Manushi | |
---|---|
![]() | |
Informacione personale | |
Ditëlindja | 6 mars 1926 |
Vendlindja | Korce |
Ditëvdekja | 27 korrik 2007 |
Vendvdekja | Tirane |
Violeta Manushi lindi më 6 mars 1926 në Korçë. Vdiq me 27 korrik 2007 në Tiranë. Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Kombëtar të Tiranës, aktive edhe pas 48 vjetësh! Aktore e madhe, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe në dramë (Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”). Numëron mbi 100 role në teatër dhe 16 në kinema. Në maj 2004 u rikthye me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, me tragjikomedinë “Streha e të harruarve”.
Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946. U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt. Në dramën “Orët e Kremlinit” (1957) ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi.
Më pas shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar tërësisht në secilin prej tyre.
Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977.
Filmografia[redakto | përpunoni burim]
- Trishtimi i zonjës Shnajder - (2008) film i xhiruar ne 2005, para se ajo te vdiste
- Valsi i Titanikut (1990), teater-komedi
- Eja! - (1987) - Nje robaqepese
- Telefoni i një mëngjesi - (1987).... banakjerja
- Rrethimi i vogël - (1986) ....Frosa Guri
- Pallati 176 - (1985), teto Rita
- Taulanti kërkon një motër (1984) ...Tezja
- Një shoqe nga fshati - (1980) .....Teto Ollga
- Përtej mureve të gurta - (1979) ...gjyshja
- Zemrat që nuk plaken - (1977)
- Zonja nga qyteti - (1976)...Ollga
- Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1976)
- Mimoza llastica - (1973).....gjyshja
- Gjurma - (1970).........vjehrra Artanit
- Plagë të vjetra (1968)......Mamaja e Veres
- Vitet e para - (1965) .....Lonevica
- Debatik - (1961).... Maria
- Tana - (1958)
- Në shtëpinë tonë 1979