Mimoza llastica
| Mimoza llastica | |
|---|---|
| Regjia | Xhanfise Keko |
| Shkruar nga | Nasho Jorgaqi |
| Në role kryesore | |
| Kinematografia | Ilia Terpini |
| Muzika | Robert Rdoja Aleksandër Lalo |
Premiera | 1973 |
| Gjuha | Shqip |
Mimoza llastica është një film shqiptar i vitit 1973, me regji të Xhanfise Kekos dhe tekst të Nasho Jorgaqit, i prodhuar nga studioja Shqipëria e Re.
Përmbledhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qendër të filmit është Mimoza, një vajzë e vogël kryeneçe dhe e perkëdhelur që jeton në mes të një kujdesi të tepruar. Mimoza ka gjyshen e vet gjithmonë në dispozicion. Mimoza i dëbon vazhdimisht nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj, u prish atyre të gjithë lodrat deri sa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën. E izoluar nga vetmia dhe nga zilia që shikonte shoqet e tjera të gjitha bashkë ajo mundohej të shkatërronte dhe këtë shoqëri të shoqeve, por një ditë një murator, që punonte pranë pallatit të vajzave, e kuptoi sjelljen e vajzës dhe me të folurën e tij të ëmbël arriti ta bindë e ta këshillojë vajzën të ishte tolerante dhe e thjeshtë. Vajza e kupton gabimin dhe bashkohet me shoqet e saj, pas një ndryshimi në sjelljen e saj ndaj të tjerëve.
Rolet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zhaklina Dhimojani......Mimoza
- Violeta Manushi......gjyshja e Mimozës
- Teuta Doçi......
- Ema Shteto......
- Anila Kardhashi......Marsela
- Teuta Profi......
- Elona Dilo......
- Olizana Pasko......
- Silvana Banja......
- Rudina Pema......
në episode
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull mbi filmin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |