Ahmet Pasha
Ahmet Pasha lindi më 7 shkurt të vitit 1948 në Kukës, është aktor i njohur shqiptar.
Diplomohet në 1970 dhe emërohet menjëherë aktor në Teatrin Kombëtar, ku në janar të 1971 fillon zyrtarisht karriera e tij e gjatë mbi 30-vjeçare me trupën e këtij teatri. Roli i tij i parë në skenën e këtij teatri është roli i Flejkut në dramën "Arturo Ui". Më pas interpreton një sërë rolesh si në dramat "Një dimër i shkurtër", "Sinjali i kuq", "Cuca e maleve", "Lumi i vdekur", etj. Ndër sukseset në Teatër ngelen kryerolet Isa Boletini ("Udha e flamurit"), Abdyl Frashëri ("Epoka para gjyqit"), Gjenerali ("Gjenerali i ushtrisë së vdekur), Inskerdoja (Monserati), Kadriu (Rajmonda), Mumja (Muzeu), si dhe në dramt "Prometeu", "në jetë", "Roemeo e Zhilieta", Tiranozauri", etj, etj. Në skenën e Teatrit Kombëtar Ahmet Pasha ka interpretuar rreth 70 role. Krahës teatrit ka marër pjesë në disa filma artistikë.
Është nderuar me çmime e diploma në konkurrime teatrale dhe në vitin 1989 i është dhënë titulli i lartë "Artist i Merituar".
Veprimtaria artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1971: Arturo UI - Flejku, Një dimër i shkurtër - Arbeni, Viti 61 - Petriti, Drita - Petriti, I pazëvendësueshmi - Kandidati i shkencave
- 1973: Sinjali i kuq - Borisi, Prefekti - Burri me opinga, Orfeu zbret ne ferr - Veli
- 1974: Toka jonë - Meti, Bashkë me agimin - Osja
- 1975: Duke gdhirë viti 1945 - Reizi,Curr Beja, Lumi i vdekur - Gaq Gjanica
- 1976: Karavidhet - Qytetari, Shenomeni dhe mua - Jani, Lulet e shegës - Togeri
- 1977: Gjëmimi atij dimri - Kabashi, Përmbytja e madhe - Gjergji
- 1978: Doktori pacient - Astriti, Miq te pafluar - Doktor
- 1979: Gryka e nëmur - Marku, Tragjedia e fundit e Deas - Ethemi, Cuca e maleve - Gjet Lleshi
- 1980: Lenini dhe fëmijët - Vasilievski
- 1981: Nga errësira në dritë - Irfan Dumrela
- 1982: Vizita e inspektorit - Xheraldi
- 1983: Epoka Para gjyqit - Abdyl Frasheri
- 1942: Kulla e Hutajve - Mul Prengu, Korabi
- 1985: Komunistet - Aleksi
- 1986: Nata e dymbëdhjetë - Orsino, Udha e flamurit - Isa Boletini
- 1987: Përball vetes - Lirimi
- 1988: Prometeu - Prometeu
- 1989: Në jetë - Jakobin, Monserati - Inskierdo, Gjenerali i ushtrise se vdekur - Gjenerali
- 1990: Hijet e natës - Selimi
- 1991: Nën dritat e skenës - Vaso
- 1992: Romeo dhe Zhulieta - Kapuleti, Besa - Demir Beu, Rikardi i trete - Hastinski
- 1993: Kati i gjashte - Babai
- 1994: Revizori - Gjykatësi, Në pritje të Godosë - Poco
- 1995: Motrat - Heroi, Tiranozauri - Salmoni
- 1996: Ne katin e dyte është parajsa - Burri me republike, Maria thotë për të gjithë - Djalli
- 1997: Inspektori - Nepunesi i spitalit
- 1998: Muzeu - Mumja, Darka e te marreve - Zhylieni, Shtepia ne bulevard - Autori
- 1999: Martesa me pahir - Filozofi, Absurditeti antik - Radomoni
- 2000 - 2008: Armiku i popullit - Kryeplaku, Njeriu kafsha dhe virtyti - Doktori, Një njeri në det - Presidenti - Oficeri, Nata e trokitjeve ne xhama - Rupi, Dua burrë - Pandi, Stine e mërzitshme ne Olimp - Epimetheu, Gomone - Intelektuali, Më mirë nesër se pasnesër - Llaqi, Ska te ngopur - Islami, Kulla e Fildishtë - Furtvangler, Si e mposhta Musolinin - Mesuesi, Babai - Prokurori, Një grua për jetë - Plaku, Medea - Kleanti, Alegreto Albania - Mesuesi
- 2009: Antigona kërkon babanë - Shefi, Emigrantet - A.a
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mimoza llastica - Babai (1971)
- Qyteti më i ri në botë - Babai (1973)
- Kur hidheshin themelet - Sekretari (1977)
- Këmishët me dyllë - Pashai (1989)
- Balada e Kurbinit - Komandanti i kështjellës (1989)
- Njerëz dhe fate - Babai (2001)