Kadri Roshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kadri Roshi
U lind në
Kadri Roshi

4 janar 1924
Vdiq6 shkurt 2007

Kadri Roshi (Ballsh, 4 janar 1924 - Tiranë, 6 shkurt 2007) ka qenë një aktor shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastrës, i biri i Maksut dhe Sabrie Roshit, me prejardhje nga Libohova. E ëma i vdiq kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç i vdiq edhe i ati[1].

Përfundoi studimet e larta në Zagreb të Kroacisë. Ai, e filloi karrierën e tij si supler, pastaj si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.

Legjenda e skenës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është "Nderi i Kombit" nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kadri Roshi me Presidentin Alfred Moisiu.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kadri Roshi at IMDb

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Molla, Ylli (14 prill 2011). "Kadri Roshi: Familja, pasuritë dhe borxhet e aktorit". Marrë më 25 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.