Marika Kallamata
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Marika Kallamata u lind në Fier më 17 nëntor 1930, aktore e njohur shqiptare.
Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë. Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet. Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin "Artiste e Merituar". U nda nga jeta më 22 dhjetor 2019.
Ajo u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare më 22 Dhjetor 2019.
Filmografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Një baba tepër (2000) (TV)
- Vitet e pritjes - (1990)
- Fjalë pa fund (1986), nëna e Magdalenës
- Gabimi (1986)
- Fillim i vështirë - (1986), nëna e Zanës
- Kur hapen dyert e jetës - (1986), nëna e Bardhylit
- Ëndërr për një karrige (1984) - Ishja
- Nxënësit e klasës sime (1984), Nëna e Norës
- Kur xhirohej një film (1981)
- Fëmijët e saj (1957) .... Fshatare
Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.