Fëmijët e saj
| Fëmijët e saj Arkivi i filmit | |
|---|---|
| Titulli shqip | Fëmijët e saj |
| Vendi i prodhimit | Shqipëri |
| Viti i prodhimit | 1957 |
| Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 13:30 |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Ekipi realizues | |
| Regjia | Hysen Hakani |
| Skenari | Hysen Hakani |
| Muzika e filmit | Tish Daija |
| Kameramani | Sokrat Musha |
| Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
| Aktorë kryesorë | |
| Marie Logoreci Xhemal Berisha Naim Frashëri aktor Loro Kovaçi | |
| Aktorët tjerë | |
| Bejtulla Kurtheshi Esma Agolli Pjetër Gjoka Vangjeli Pikuli | |
"Fëmijët e saj" është një film shqiptar me metrazh të shkurtër, prodhimi i Kinostudios “Shqipëria e Re” në vitin 1957. Regjia dhe skenari janë të Hysen Hakanit dhe muzika nga Tish Daija. Premiera e filmit është shfaqur më 22 shkurt 1958, Tiranë[1]. Filmi është paraqitur si punë diplome në Shkollën e Lartë të Arteve në Pragë.[2] Akademia e Pragës siguroi dhe mjetet shtesë të nevojshme për xhirimin e filmit: një aparat xhirimi sinkron, një magnetofon, një girafë për inçizime nga larg dhe nga sipër, metrazhin e nevojshëm të negativit, të pozitivit dhe fonogramës, prozhketorë me fuqi të ndryshme etj.[3]
Shfaqet:[4]
- Festivali i 7-të i Filmit Artistik Shqiptar / Retrospektivë / 1987;
- Festivali i 10-të i Filmit Artistik dhe të Animuar Shqiptar / Retrospektivë / 1995
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet ’50. Ngjarjet zhvillohen në një fshat të thellë malor, ku një qen i tërbuar kafshon djalin e Fatimes. Doktori i fshatit e këshillon Fatimenë të vrapojë në qytet për t’i bërë tetanosin, por ajo e çon fëmijën te hallë Remja, një grua që shëron duke përdorur magjinë. Sëmundja e djalit të vogël përparon dhe ai vdes.

Aktorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Marie Logoreci - Fatimja
- Xhemal Berisha - Petriti
- Naim Frashëri - Mësuesi
- Loro Kovaçi - Beqiri
- Bejtulla Turkeshi - Hallë Remja
- Esma Agolli - Nusja
- Pjetër Gjoka - Doktori
- Vangjeli Pikuli - Infermierja
- Marika Kallamata - Fshatare
- Skënder Sela - djali i vogël
- Gjyle Sela - nëna
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Hoxha, Abaz (1987). Filmi artistik shqiptar. Tiranë: "8 Nëntori". fq. 21.
- ↑ Agolli, Dritëro (1958). "Shënime mbi filma të rinj shqiptarë". Zëri i Popullit.
- ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 362. ISBN 978-9928-940-44-5.
- ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 362. ISBN 978-9928-940-44-5.
