Jump to content

Rrethi i Mallakastrës

Coordinates: 40°20′N 19°27′E / 40.34°N 19.45°E / 40.34; 19.45
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mallakastër)

40°20′N 19°27′E / 40.34°N 19.45°E / 40.34; 19.45

Rrethi i Mallakastrës është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Fierit. Rrethi i Mallakastrës ka 40,000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 325 km² dhe kryeqendër Ballshin.

Mallakatër, në qarkun e Fierit

Historia e zonës së Mallakastrës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

N vitin 1980 është zbuluar n Kreshpan një thesar i mbretit ilir Monun. Përpara kësaj kohe, nga Monuni kishim vetëm disa monedha të gjetura rastësisht, dy prej të cilave vinin nga fshati fqinj nga Cakrani, pikërisht nga një vend që quhet Gurët e Zezë, ku ka një kala ilire9 të shekullit të katërt p.e.s. Gjetja e këtij thesari menjeherë lokalizoi edhe vendin kryesor të prodhimit të këtyre monedhave. Mbreti Monuni përmendet vetëm një herë në histori, rreth vitit 280 p.K(para Krishtit), kur ai merr pjesë në luftë për pretendimin e fronit të Maqedonisë. Ishte një mbret ilir shumë i fuqishëm. Fakti i dytë historik vinte nga monedhat e gjetura që në shekullin e 19-të, të botuara nga studiues të asaj kohe, që tregonin se Monuni ka pushtuar edhe Dyrrahun(Durrësin). Sepse në monedhat e tij që kishin simbolet e Durrësit, përkatësisht një lopë të cilën e pinte viçi dhe nga ana tjetër një katror me stilizime, të cilat mbanin përveç emrit të qytetit Dyrrah edhe emrin e mbreti Monun. Gjetja e thesarit të Kreshpanit na çoi edhe në këtë qytet, qytetin e Gurëzezës, me një vëmendje më të madhe për të parë aty selinë e shtetit ilir, nën drejtimin e Monunit, ndoshta edhe të paraardhësit të tij që ka qenë Glaukia i famshëm, mbreti i Taulantëve, si edhe të pasardhësit të tij Mytilit, i cili pret monedhat e tij prej bronxiApoloni. Kemi një dinasti prej tre mbretërish të cilët qendrën e tyre e kishin në Cakran. Kërkimet arkeologjike kanë treguar se ky ishte një qytet shumë i rëndësishëm, i formuar rreth vitit 380 p.K, tamam në kohën e Monunit, rreth vitit 300-270 p.K. Monuni ishte dhe mbret që përpiqet të kontrollojë financat, se deri atëherë mbretërit ilirë nuk kishin prerë monedha. Është Monuni mbreti i parë që pret monedhat dhe duhet kuptuar se kush ka financat, ka edhe politikën. Kjo është pastaj një histori që vazhdohet edhe nga mbreti Genc, i cili mbyll serinë e mbretërve ilirë.

Mund të them që krahina e Mallakstrës është nga më të pasurat nga pikëpamja arkeologjike, përveç këtij kryeqyteti të mbretërisë ilire të cilit nuk ia dimë emrin, përmendet vetëm një herë nga Frontini, nga një historian romak, për luftën që bën Pirro i EpiritIliri, gjatë së cilës ai pushton edhe kryeqytetin e mbretërisë, që duhet të ketë qenë Cakrani, por nuk na i thotë emrin e vet. Përveç këtij qyteti të rëndësishëm, kemi qytetin Bylis që është më i madhi i ilirisë, më i pasur, madje më i pasur edhe se Cakrani, sepse zhvillohet pas vdekjes së Monunit, në kohën e djalit të tij Mytilit, por duke pasur një lloj pavarësie. Është një qytet që ka një sipërfaqe më të madhe se Gurzeza e Cakranit, rreth tridhjetë hektarë, me mure shumë të fuqishme, me disa porta që tregojnë se ishte parashikuar për lëvizjen e një popullsie të madhe. Ka edhe një shesh publik, të rezervuar që në ndërtimin e qytetit, ku rreth vitit 250 p.K, në fund të dinastisë së Monunit, ndërtohet teatri, stadiumi, shëtitore të mëdha, një tempull, të cilin ne akoma nuk e kemi zbuluar. Kishte një numër të mëdha banesash moderne për kohën me rrugë. Ka qenë një qytet i urbanizuar, qendra e një republike të vogël, e cila u krijua pas rënies së dinastisë së Monunit. Kryesohej nga Plutani, i zgjedhur çdo vit sipas një modeli të marrë nga Apolonia. Pranë tij kishte një strateg, i cili merrej me drejtimin e ushtrisë, këmbësorëve, një part që merrej me drejtimin e kalorësisë, kishte Gramateusin që ishte sekretari dhe nëpunës të tjerë, ku më i rëndësishëm ishte një senat i përbërë nga ata që quhen damujork, duke marrë edhe terminologjinë e kohës. Dhe tregon që kjo republikë bazohej ne federimin e disa njësive të veçanta, ku më e rëndësishmja ishte qyteti fqinj Klosi. Është larg rreth dy-tre kilometra nga Bylisi, qytet i lulëzuar. Kemi qytet që ishte edhe më i hershëm se Bylisi i krijuar në shekullin e pestë. Ku dhe atje qysh në mes të shekullit të tretë u ndërtua nja teatër, shëtitore një stadium, siç kishte dhe një qytet tjetër jo shumë larg Gurzezës, në krahun tjetër të luginës që nuk ia dimë emrin. Sot ndodhet në kalanë e Margëlliçit, qytet që i ka fillimet qysh në shekullin e shtatë, por merr format e veta urbane vetëm në shekullin e IV-III p.e.s. I urbanizuar me rrugë të shtruara me plloça dhe me një ndarje të zonës zejtare nga zona e banuar. Ka mundësi që të ketë pasur edhe atje një tempull. Në burimet e shkruara, bylinët na dalin që në shekullin e katërt, si një organizim qytetesh, i cili ndikon mbi ngjarjet politike të kohës. Bylinët luajnë një rol të rëndësishëm deri në kohën e luftërave midis Cezarit dhe Pompeut.

Në kohën e Cezar Augustit, Bylisi kthehet në koloni romake. Kemi një lulëzim në kohën e antikitetit të vonë në Bylis. Deri sot janë zbuluar pesë kisha të rëndësishme të zbukuruara me mozaikë dhe tregojnë që Bylisi kishte zënë plotësisht vendin e Apollonisë, atë vend pastaj ia kalon Ballshit në shekullin e nëntë, pasi ishtë shkatërruar disa herë nga dyndjet barbare. Peshkopata e Bylisit vendoset përfundimisht në Ballsh duke trashëguar edhe emrin.

Emri Mallakastër del për herë të parë në shekullin e trembëdhjetë, përmendet në lidhje me një kryengritje që ndodh në këtë zonë, gjatë së cilës rrënohet kështjella e Mylit ose Mylokastra, e cila ndodhet përsëri na Cakran. Në gjithë këtë zone, Kreshpan, Cakran edhe Myli ndodhej atje. Ka shumë mundësi që lidhet pikërisht me këtë kështjellë që është krijuar në shekullin XII-XIII dhe pastaj shkatërrohet përfundimisht me një zjarr të fuqishëm, të cilin e kemi konstatuar nga gërmimet arkeologjike. Mendoj që teza tjetër që e lidh me latinishten ‘kastrum’ dhe ‘malla’ që është nga greqishtja, domethënë qytet i keq, është një teori pa bazë dhe mundësia është të lidhet pikërisht me kështjellën. Lidhet me Mylin ,të cilin ne nuk e dimë se ç’kuptim kishte myl, myll në shqipen mesjetare, por është e sigurt që vjen nga kjo zonë.

Mallakastriotët janë një popullsi që dalin disa herë në burimet historike të shekullit XIII-XIV, duke luajtur një rol të rëndësishëm qoftë në ngjarjet që zhvillohen në Çamërinë e sotme, por edhe me shtegtimin e tyre të famshëm të shekullit XIII-XIV, në rrethinat e Atikës. Një pjesë e arbëreshëve të kësaj zonë vijnë nga Mallakastra, duke marrë me vete emrat jo vetëm emrin e një fshati pra Malakastër, por edhe emrat e fshatrave të tjerë, siç kemi Hekalin dhe Varibobin.

Mallakastra përbën një krahinë krejt të veçantrë nga pikëpamja etnografike. Ajo trajtohet si një pjesë e Toskërisë, në përgjithësinuk ndahet nga Labëria. Megjithatë, këngët i ka të ndryshme, dialektin e ka të ndryshem nga Labëria, megjithëse ka ngjashmëri të mëdha, ka lidhjet e vazhdueshmë të krushqisë në të dy brigjet.

Ajo që i ka bashkuar shpeshherë ka qëne, sepse të dy krahët kanë qenë përkrahës të Bektashizmit që ishte një sekt opozitar ndaj regjimit të Sulltanëve në shekullin XVIII-XIX. Është karakterizuar nga një patriotizëm i theksuar, qoftë me lëvizjen e Tafil Buzit, por edhe me ngjarjen e lëvizjes së Rrapo Hekalit, që ka motivin e qartë të patriotizmit ku thotë ‘Po për kë lufton vallë, as për mua as për ti, po për gjithë Shqipërinë’. Është hera e parë që ndjehet ajo frymë e rilindjes kombëtare e cila nuk doli vetëm nga penda e Veqilharxhit dhe e patriotëve të tjerë pas tij, por doli direkt dhe nga lëvizja popullore. Qoftë edhe tek Tafil Buzi, cili ishte një nga nxitësit e lëvizjes së Mallakastrës në manifestin e tij dhe është i pari që shpreh idenë e pavarësisë me armë, por edhe nga poezia popullore që del nga fjalët e Rrapo Hekalit.

Ndarja administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrethi i Mallakastrës përbëhet nga një bashki dhe 8 komuna që janë:

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]