Jump to content

Glauku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Glaukia)
Mbreti Glauku
Mbreti Glauku dhe Mbretëresha Beroja marrin nën përkujdesje Pirron e Vogël - Pikturë nga Nicolas René Le Jeune Jollain

Glauku apo i njohur edhe si Glaukia (vdekur rreth vitit 295 p.e.s.[1] ) ishte një mbret ilir nga fisi i taulantëve që rimëkëmbi shtetin ilir të themeluar prej Bardhylit dhe i cili kishte marre pjese në fushatat e Aleksandrit.[2] Sundoi mes viteve 325-302 p.e.s. Deri në vitin 325 ishte prijës i taulantëve. Në vitin 335 kishte ndihmuar Klitin për marrjen e Pelionit. Pas vdekjes së Aleksandrit të Maqedonisë çliroi krahinat në rajonin përreth Liqenit Lihnid, i bashkoi me zotërimet e veta dhe u bë mbret i ilirëve.

Ndoqi një politikë kundër maqedonëve edhe në Epir. Për këtë u afrua me lidhje martesore me mbretin molos Aiakidin dhe kur ky u rrëzua nga pushteti në vitin 317 p.e.s., mori nën mbrojtjte të birin e tij dyvjeçar, Pirron. Nuk pranoi t’ia dorëzonte Pirron mbretit maqedon Kasandrit as kur i premtoi si shpërblim shumën e madhe prej 200 talantesh, as kur ai e kërcënoi me luftë.

Në vitet 314-312 Glauku luftoi me sukses kundër Kasandrit për Apoloninë e Dyrrahun, duke pasur edhe ndihmën e korkyrasve. Tre vjet më vonë hyri në Epir, mposhti kundërshtimin e grupit promaqedon të kryesuar nga ungji i Pirros, Alketi dhe vuri në krye të shtetit molos Pirron 12-vjeçar.

Glauku përmendet si mbret ilir deri në vitin 302 p.e.s. Gjatë sundimit të tij shteti ilir u bë e vetmja forcë e rëndësishme në Ballkan që iu kundërvu Maqedonisë dhe ndikoi në ngjarjet kryesore politike të kohës.

Glauku dhe Pirroja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 317 p.e.s. Glauku mundi të ngjitej në pushtet deri në pozitën e mbretit të taulanteve. Ai pastaj u përpoq për një aleancë me Mbretërinë Mollose të Epirit. Prandaj edhe i dha princit molos Pirro azil dhe adoptoi atë në mënyrë që të forcojë këto pretendime kundër partisë promaqedonase në Epir. Pirro u be me vonë vërtetë mbreti i Epirit.

  • The Illyrians By John Wilkes Page 124 ISBN 0-631-19807-5
  • Who's Who in the Age of Alexander the Great by Waldemar Heckel ISBN 978-1-4051-1210-9
  • Adams, Winthrop Lindsay (2010). "Alexander's Successors to 221 BC". përmbledhur nga Roisman, Joseph; Worthington, Ian (red.). A Companion to Ancient Macedonia (në anglisht). Oxford: Wiley-Blackwell. fq. 208–224. ISBN 978-1-4051-7936-2.
  1. ^ Gjongecaj:1998, 99
  2. ^ Arrian, JR Hamilton, dhe Aubrey De Selincourt, 1976, faqe 49: "... dhe ishte bashkuar edhe Glaucias, princi i Taulantians, ose mbreti Aleksandri i Madh: Selections Nga Arrian, Diodorus, Plutarch, dhe Quintus Curtius nga Arrian, Diodorus Siculus, Plutarch, dhe Quintus Curtius Rufus, 2005, faqe 23: "... një mbret armik i lashtë i quajtur Bardylis, ndihmohej nga fisi fqinj Taulantian, Glaucias. Këtu, për herë të parë ..."i Taulanti, një prej fiseve Iliriane