Jump to content

Kreshpani

Coordinates: 40°37′41″N 19°34′59″E / 40.628108°N 19.583086°E / 40.628108; 19.583086
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pozicioni gjeografik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kordinatat Gjeografike & Gjeodezike dhe Kuota mesatare e Kreshpanit :: 1.Kordinatat Gjeografike Gjeresia Gjeografike: 40°37'30"N Gjatesia Gjeografike : 19°35'13"E Kuota mesatare nga niveli i detit: 120m 2.Kordinatat Gjeodezike X = 4 380 227.425 m Y= 4 500 314.094 m H = 120 m -Siperfaqja : Rreth 9 Km katror Kreshpani eshe nje Fshat qe ndodhet 13 Km ne Jug-lindje te Qytetit te Fierit. Eshte fshati i pare ne hyrje te njesise administrative te Cakran si dhe fshati me i madh per nga numri i popullsise i kesaj njesie administrative. Kreshpani ka nje siperfaqe rreth 9Km katror, duke e bere ate fshatin kryesor ne harten topografike se shkalles 1: 25 000 te republikes se Shqipërise (Botimi i fundit i kesaj harte eshte viti 1981) e cila mban nomeklaturen " K-34-124-A-a (Kreshpani) ". Kreshpani eshte nje zone e ulet kodrinore qe karakterizohet nga rreshje mesatare. Temperaturat me te ulta variojne -1˚c deri ne -5˚c Temperaturat me te larta variojne nga 36˚c deri ne 40˚c.

Për lashtësinë e jetës në Kreshpan flasin shumë fakte e dokumente. Argument bindës është dhe fakti i gjetjes së monedhave, më 1980, të një ndër mbretërit ilir, më të famshëm, mbretit Monun. Ky fakt bën fjalë për të jetuarit në këtë fshat në shekujt e tretë e të dytë, para Krishtit, mesa duket, pjesë e fqinjë të fisit të Gurëve të Zestë Cakranit.

Sipas Regjistrit të Parë Turk (Arvanid Sancag), të vitit 1431, në Kreshpan në atë kohë jetonin 31 familje e gjysmë (gjysmë konsiderohej një grua e ve). Nga këto, 15 familje e gjysmë, kanë qenë në vartësi të Hezirit, kurse 16 familje në vartësi të Shahinit. Për këtë vartësi, mund të saktësohemi nga specialistët e historisë e sociologë, nëse ka pas të bënte me anën ekonomike apo administrativo-organizative te fshatit.

Gjithashtu në rrjedhjen e konvertimeve fetare, me dokumente të sakta, vërtetohet se në vitin 1825, banorët e Kreshpanit ishin kthyer plotësisht, 100 %, nga të krishterë në mysliman. Arsyeja kryesore duhet të ketë qenë : një mundësi më tepër për mbijetesë. Duke marrë parasysh taksat e kohës vendosur nga Osmanët per ata që dëshironin të ruanin fenë e krishterë.

Ndonëse mund të kërkojmë informacione akoma më shumë nëpër arkiva të ndryshme, rezulton se Kreshpanjakët duhet të kenë qenë baza kryesore e 7000 ushtarëve që u konsideruan “Ushtri e Rregullt”, nën komandën e Alush Frakullës,( të birit të Nezim Frakulla një nga autorët e parë të rëndësishëm të  letërsisë shqiptare me alfabet arab). Në vitet 1830-1837, që ngritën krye kundër Perandorisë Osmane. Nuk ka farë dyshim se karakollët (Rojet), që shërbenin në Bregun e Qarrit, majën e Pesëujkut, Bregun e Muxhitës etj., për të siguruar mbrojtjen e garnizonit të vendvendosjes së Alush Frakullës në Latifaj, (Hanishte), e cila lidhej nëpërmjet një tuneli të gjatë rreth 250-300 metra, me pikën kryesore të ruajtjes në majën e Pesëujkut, kanë qenë të parët tanë, Kreshpanjakët. Kështu, pra, ka shumë dokumente e fakte që brezat e të parëve të fshatit tonë, kanë qenë të përfshirë, në të gjitha lëvizjet Mallakastriote, apo edhe ato kombëtare, në Janinë, në vitet 1912-1915, më 1920Vlorë, më 1922-1924 me Fan Nolin, më 1935, me lëvizjen antizogiste, ku shumë prej tyre u dënuan, gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, 1939-1944

Pas luftës se dytë botrore, familjet në Kreshpan, shumica përfituan tokë nga Reforma Agrare. Nisën të arrijnë rendimente të larta, në vitet e para të viteve pesëdhjetë.

Edhe me fillimin e kolektivizimit, ato, kush më herët e kush më vonë, u bashkuan me mjete e forca në Kooperativën Bujqësore të fshatit. Edhe në këtë kohë përpiqeshin e punonin për rritjen gjithnjë e më shumë të rendimenteve në drithërat e bukës, blegtori e pemëtari. Shansi më i mirë, i kësaj periudhe ishte fakti që shumica e sipërfaqeve të kodrave, faqeve të tyre e mezhdurinave të Kreshpanit, të mbuluara nga shkurret, u shpyllëzuan e u kultivuan me ullinjtë e drufrutorë të tjerë, perfshirë dhe vreshta. Një pjesë, u pastruan e ripyllëzuan me pisha dhe dushk. Ngastra të tjera pak më të zgjedhura u përdorën si toka arë.

Zhvillimi pas viteve '90

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas viteve '90 me renien e sistemit komunist ne vend. Thuajse nuk kishte familje qe nuk kishte te pakten 1 pjestar te familjes ne emigracion. Te ardhurat e tyre kane qene edhe baza kryesore ekonomike, e cila vazhdon edhe sot. Duke qene se Kreshpani kishte siperfaqe te gjere me ullinj. Ne fund te viteve '90 u ngrit edhe nje fabrike vaji qe perpunonte ullirin. Aktualisht prej vitit 2012 gjendet 2 te tilla te cilat ne sezonin e kultivimit te ullirit punojne me kapacitet te plote. Duke qene se fshati ka nje pozite gjeografike te favorshme shumica e banoreve nuk jane larguar nga fshati, duke ndertuar shtepi te reja po aty dhe duke hapur edhe biznese te ndryshme po ne fshat. Aktualisht fshati ka disa lokale, 2 benzinato, 2 servise makinash gomisteri, fabrike buke. Minimarket, pike matrialesh ndertimi, pike matrialesh duralumin...etj

Vlen per tu theksuar se projektet me te rendesishem infrastrukturor nder vite kane qene: 1. Ngritja e nje Ambulance shendetsore (viti 1999) 2. Ndertimi i shkolles se re 9 vjecare "Karafil Muskaj" (viti 2004) 3. Ndertimi u ujesjellsit te fshatit (Viti 2006) 4. Rikonstruksioni i rruges Qafa e Koshovices-Cakran (2009) e cila kalon pergjate fshatit.


40°37′41″N 19°34′59″E / 40.628108°N 19.583086°E / 40.628108; 19.583086

Harta më Kreshpan