Behije Çela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Behije Levonja (Çela) lindi në Elbasan në vitin 1925 dhe vdiq më 15 shkurt të vitit 1999

. Në vitin 1940 filloi veprimtarinë si këngëtare krahës artisteve të tjera në "Radio Tirana" .

Vazhdoi studimet në Itali, ku regjistrua fillimisht në "Centro esperimentale" e më vonë në Konservatorin "Xhoakino Rossini" në degën e kantos dhe në vitin 1943, për shkak të luftës, kthehet në atdhe. Me krijimin e Teatrit të Shtetit në 1945, Behije Çela është ndër aktoret e para. Interpreton që në pjesën e parë "Topazi" në rolin e Bernardës. Në jetën e saj të gjatë artistike ajo ka realizuar mbi 90 role e ku shkëlqeu në kryerolet e saj që nga Bernarda nga "Topazi", nënën nga "Leonidën", Ana Andrejevna "Revizori", Valja tek "Platon Kreçoit", Hajria tek "Prefekti", Hajria tek "Halili dhe Hajria", Emilia nga "Othello", Mara tek "Përkolgjinajt" dhe "Cuca e Maleve", etj.

Roli i fundit i saj në Teatrin Kombëtar është i vitit 1977 në komedinë "Karavidhet". Një artiste që është nderuar me titullin e lartë "Artiste e Merituar". Doli ne pension ne 16 prill te 1977.

Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.