Jump to content

Sokrat Mio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sokrat Mio (Korçë, 16 mars 1902 - 14 gusht 1992) ka qenë regjisor dhe pioner i regjisurës në Shqipëri.

Ishte vellai i piktorit të madh Vangjush Mio. Në vitin 1923 pati fatin e madh të shohë në skenë aktorin e madh Aleksandër Moisiu në turneun e tij në Bukuresht. Ishte kjo nxitja që e bëri djaloshin t'i përkushtohej më shumë ëndrës së tij për t'u marrë me teatër. Më 1927 Mio niset për studime në Francë së bashku me Kristo Konon në Konservatorin "Artur Berlioz", në degën e instrumentit të violonçelit. Më vonë pas një konkursi fiton të drejtën të ndjekë shkollën e lartë të Muzikës dhe atë të Deklamacionit. Pas gjashtë viteve studime në Francë, kthehet në atdhe në vitin 1933. Ka filluar aktivitetin e tij artistik në lëvizjen amatore në Korçë e në Tiranë, që në vitin 1932. Vjen në Tiranë në 1945, ku punon si regjisor. Ka vënë deri në vitin 1953 rreth 15 pjesë në skenë si “Topuzi”, “Deputeti”, “Martesa”, “Tartufi”, “Motori”, etj. Në vitin 1950 kthehet në Korçë, ku jep kontrubutin e tij të çmuar në ngritjen dhe konsolidimin e teatrit.