Pandi Stillu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Pandi Stillu u lind në Korçë,1 maj të vitit 1914 dhe vdiq më 1 qershor të vitit 1970, ishte aktor dhe regjisor i njohur shqiptar.

Aktivitetin e tij artistik e filloi në vitin 1934. Në vitin 1937 niset për studime në Rumani në Akademinë e Arteve Dramatike në Bukuresht. Në vitin 1942 diplomohet për aktor dhe fillon punë pranë Teatrit Nacional të Bukureshtit, ku për një vit interpreton disa role në shfaqjet e asaj kohe. Gjatë këtij viti kryen edhe një kurs për regjisurë. Më 1946 vjen nga Korça si regjisor në Teatrin Popullor. “Qypi me flori" është premiera e parë e tij. Ka vënë në skenë 33 premiera dhe disa të tjera në qytete të ndryshme të vendit, si për shembull, "Për ata që janë në det", "Zëri i Amerikës", "Toka jonë", "Shtatë shaljanët", "Një letër e humbur”, “Borgjezi fisnik”, “Mbreti Lir”, “Karnavalet e Korçës”, "Syleshi", "Morali i zj. Dulska", etj. Pandi Stillu ishte krijues i cili dinte e kërkonte tek loja e aktorit, të zbërthente, të shprehte individualitetin, stilin e tij. Ka vënë në skenë edhe operën e parë shqiptare, “Mrika”, 1959.

Pas vdekjes iu dha titulli "Artist i Popullit", 1979.