Jump to content

Anastas Kristofori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Anastas Kristofori ishte një aktor shqiptar.

Ka lindur më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlor;s. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970,fillon punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1971. Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri. Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli I sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës,rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009 në teledramën “Burgjet plot liria në derë”. Në kinematografi roli I tij I parë do të jetë në vitin 1976 roli i Stavrit ,Ekonomatit të Strehës Vorfnore në filmin “Lulëkuqet mbi mure” më tej do të vazhdonin edhe role të tjera si psh: roli i Ndoc Markut në filmin “Besa e kuqe” në vitin 1982,rolin e z.Antonio,Kuestorit të Tiranës në filmin “Vendimi” në vitin 1984,rolin e z.Mavrojanis në filmin “Misioni përtej detit” në vitin 1988 etj. Roli i tij më i fundit do të jetë roli i Perikliut në kinodramën “Po vjen Ai” në vitin 1998 një vazhdim televiziv i komedisë së njohur “Pallati 176” i Adelina Balashit. Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”

Ndahet nga jeta ne moshen 78 vjecare me 31 Janar, 2022

  • Viti 61
  • Toka jonë
  • Prefekti
  • Pallati 176 - (1985)
  • Një dimër i shkurtër
  • Komunistët
  • Gjenerali i ushtrisë së vdekur
  • Bashkë me agimin
  • Arturo Ui
  • Stinë e mërzitshme në Olimp
  • Burgjet plot, liria në derë

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]