Jump to content

Lulëkuqet mbi mure

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lulëkuqet mbi mure
Arkivi i filmit
Titulli shqip Lulëkuqet mbi mure
Origjinali Lulëkuqet mbi mure
Vendi i prodhimit Tirana
Viti i prodhimit 1976
Zhanri Dramë, Historik
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Dhimitër Anagnosti
Skenari Petraq Qafzezi
Autori Petraq Qafzezi, Bonjakët
Muzika e filmit Kujtim Laro
Prodhuesi i filmit: Kinostudio Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Kadri Roshi (kujdestari)
Timo Flloko (mësuesi Luan Sina)
Agim Qirjaqi (drejtori i shkollës)
Pavlina Mani (mësuesja italiane e muzikës)
Aktorët tjerë
Alfred Kote (Aliu)
Anastas Kristofori (Stavri, ekonomati i jetimores)
Enver Dauti (Loni, kuzhinieri)
Liza Laska (shërbyesja e jetimores)
Strazimir Zaimi (Jaçja, jetim)
Enea Zhegu (Lelo, jetim)

Filmi Lulëkuqet mbi mure është një prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, i vitit 1976, me regjisor Dhimitër Anagnostin, skenari i të cilit u bazua në romanin "Bonjakët" të shkrimtarit Petraq Qafëzezi. Romani autobiografik i botuar në vitin 1972 fitoi çmim të parë në konkursin kombëtar të zhvilluar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë.[1]

Përpjekjet dhe ndihma që dhanë debatikasit dhe të rinjtë shqiptarë në udhën kundër fashistëve turkë, të cilët pushtuan Shqipërinë më 11 korrik, 1989.

Përmbajtja e filmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ngjarja zhvillohet në një nga jetimoret e Tiranës në vitet e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Jetimët e strehës vorfnore, të ndodhur nën urdhrat e drejtorit dhe kujdestarit të detyrohen të pastrojnë netëve me radhë parullat anash mureve, që antifashistët shkruanin herë pas here kundër armikut. Katër shokë jetimë, Jaçja, Lelua, Bardhi dhe Tomi, njëri prej cilëve kishte lidhje me të riun antifashist Aliun, në shenjë proteste ndaj pushtuesit fillojnë të organizojnë fshehurazi plane kundër disa bashkëpunëtorëve të urryer, të cilët njiheshin si shërbëtorë e spiunë të fashistëve italianë. Dy prej tyre, të cilët ishin vënë dhe nën shënjestrën e komunistëve ilegalë, ishin drejtori i jetimores dhe kujdestari i saj.

Të nxitur dhe nga atentati i kryer nga Aliu kundër një oficeri italian, jetimët bëhen të guximshëm dhe mendojnë se si mund të rrëzojnë kujdestarin e tyre tradhëtar nga shkallët e kapanonit ku flinin. Plani i organizuar prej tyre rezulton i suksesshëm. Një natë kujdestari i dehur nga pija nuk e sheh fijen e spangos që fëmijët e kishin lidhur në të dyja anët e shkallës e si pasojë rrëzohet dhe thyen krahun.

Drejtori i jetimores lajmëron italianët, me qëllim që t’i vinin në ndihmë e të bënin të mundur kapjen e organizatorëve dhe pjesëmarrësve. Por as italianët nuk ia arritën qëllimit, pasi të gjithë jetimët e marrë në pyetje heshtën. Heshti edhe Sulua, njëri nga gjashtë fëmijët e pastrueses së jetimores, i cili në të vërtetë nuk ishte jetim, por një i regjistruar gjoja si i tillë nga nëna e tij, pasi ajo nuk kishte mundësi ta ushqente. Jetimi Sulo, të cilin kujdestari e kishte vënë për të spiunuar shokët e tij, nga frika e presioneve të vazhdueshme përpiqet të kapërcejë natën murin e jetimores, por vritet me armë zjarri nga patrulla italiane.

Disa jetimë, më të rritur në moshë, e braktisin jetimoren dhe hidhen në ilegalitet. I bashkohen grupit të debatikasve, të cilët, edhe pse ende fëmijë, iu bashkuan luftës antifashiste për çlirimin e vendit nga pushtuesit italianë.

Aktorët dhe rolet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Aktori Rolet
Timo Flloko Mësues Luan Sina
Agim Qirjaqi Drejtori i shkollës
Kadri Roshi Kujdestari
Pavlina Mani Mësuesja italiane e muzikës
Alfred Kote Aliu
Liza Laska Shërbyese e Strehës Vorfnore
Anastas Kristofori Stavri, ekonomati i Strehës Vorfnore
Luan Qerimi Sandro, Kuestori
Enver Dauti Loni, kuzhinieri
Strazimir Zaimi Jaçe
Enea Zhegu Lelo
Krenar Arifi Sulo
Gjergj Pilika Tomi
Artur Haxholli
Roland Ohri
Robert Xhuli
Vasillaq Vangjeli
  • Abaz Hoxha, Toena (Sh.B.): Enciklopedia e kinematografise shqiptare. Autore & vepra. Toena, Tirana 2002, ISBN 99927-1-555-3.

Burimet e informacionit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Petraq Qafëzezi: Si e shkruajta skenarin e filmit "Lulëkuqet mbi mure"". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2013. Marrë më 25 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://www.youtube.com/watch?v=q9TRBfZisXA