Dhimitër Orgocka
Appearance
Dhimitër Orgocka (Korçë, 24 tetor 1936 - 1 janar 2021) ka qenë një aktor i mirënjohur i kinemasë dhe teatrit shqiptar.[1] Qe gjithashtu regjisor me karrierë të pasur në teatrin "A.Z. Çajupi" në Korçë, ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj. Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, për kontributin e dhënë iu dha titulli "Mjeshtër i Madh".
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Njerëz në rrymë - (1989), Bani Bashari
- Përsëri pranverë - (1987), Damo Bregu
- Dasëm e çuditëshme - (1986), Riza Ostrovica
- Asgjë nuk harrohet - (1985), Xha Fanja
- Gjeneral gramafoni - (1978), Zoti Misir
- Pas gjurmëve - (1978), babai i Skenderit dhe Luanit
- Flamur në dallgë - (1977) (TV)
- Rrugicat që kërkonin diell - (1975), Toger Antonio
- Yjet e netëve të gjata - (1972), Bato Kolaneci
- Horizonte të hapura - (1968)... Urani
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ndahet nga jeta Dhimitër Orgocka". tvklan.al. 1 janar 2021. Marrë më 2 janar 2021.