Jump to content

Njerëz dhe Fate

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Njerëz dhe fate)

"Njerëz dhe fate" telenovela e pare shqiptare, rreth vitit 2002-2003, ka punuar një staf i përzgjedhur e mbase më i miri që mund të gjendej në ambientet e Televizionit Publik. "Të punosh me dramaturgun më të mirë në Shqipëri, Ruzhdi Pulahën, me drejtor fotografie Astrit Omerin, me teknikun e zërit Kristaq Risto, montazhier Andon Beqari, regjisore të dytë Katerina Çelon, etj sigurisht që ke shpresë te suksesi" - thotë Pepo. Ndërkohë serial pas seriali regjisori ka shtuar edhe listën e aktorëve pjesëmarrës në ngjarje. Krahas aktorëve të vjetër si Natasha Sela, Robert Ndrenika, Medi Malkaj, Marjeta Ljarja etj u përfshinë edhe aktorë të tjerë të cilët u grupuan në të ashtuquajturin brez i dytë aktorësh. Arben Derhemi, Valbona Imami, Eni Jani tashmë kanë krijuar një imazh të tyrin, një emër dhe një besim të ri për regjisorët. Por ashtu siç pranon edhe vetë regjisori Ylli Pepo në lojë janë futur edhe emra të rinj aktorësh, që ende vazhdojnë studimet në Akademinë e Arteve si Lulëzim Zeqja etj. "Kontributi që kanë dhënë aktorët në këtë film më ka lënë të mrekulluar, tregon Pepo. Të gjithë kanë qenë të shkëlqyer dhe kanë sjellë një lojë vërtet të mirë." Telenovela pati gjithsej 20 seri, por u ndërpre për arsye të fondeve dhe 20 seri të tjera të saj po presin në drejtorinë projekteve të RTSH për t’u miratuar. Skenaristi Ruxhdi Pulaha i ka përgatitur ato dhe është gati për të rifilluar prapë. Kuptohet që ndërprerja e saj ka të bëjë me mungesën e fondeve. Telenovela "Njerëz dhe fate" ishte një telenovele e cila pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohe dhe ka vlere edhe sot te shikohet. Ajo pasqyronte drejt problemet sociale në atë kohe. Telenovela është realizuar në një mënyre te shkëlqyer. Telenovela "Njerëz dhe Fate" mori një reagim pozitiv nga qytetaret dhe filloi te ndiqej në mase nga publiku i gjere. 10-serite e para patën një sukses te madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues te vazhdonin me tej. Njerëz dhe fate nuk ishte thjesht një telenovele, secili aty gjente vendin e vet. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës. Lola vuan nga dhimbja e saj, Flori një djalë i ri endet mes shoqërisë dhe nuk e di se ku e ka vendin e vet në shoqëri, Era është një gjimnaziste e cila kërkon fatin e saj. Kjo telenovele është e mbushur plot me emocione te cilat e mbajnë publikun te gozhduar përpara ekranit.