Jump to content

Arben Derhemi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arben Derhemi ka lindur më 1 shtator 1969Tiranë. U diplomua aktor në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1994. Ne vitin 2007 u speializua për “Kurimin dhe Manaxhimin Teatror të Qyteteve Antike”, Ancona, Itali.

Ende student filloi karrierën si aktor në filmin “Një djalë dhe një vajzë” (Fatosi) të I. Muço dhe K. Mitro si edhe në filmin “Këtu bën ftohtë” (Petro) nga Pluton Vasi. Kulmi i suksesit në kinematografi konsiderohet seriali televiziv “Njerëz dhe Fate” (Flori) nga Y. Pepo. Nga viti 2000 e në vazhdim ka marrë pjesë në filmat “Ishte Koha për Dashuri” (Flori) të Y. Pepo, “Shqetësimet e një obezi” (Dashnori) P. Vasi, seriali televiziv “Familjet” (Toni) të S. Racaj, “Home Sweet Home” (Genci), V. Bajgora, “Maya” (Burhami) P. Vasi dhe Matanë Lumit (djali) S. Kanaqi.

Në Teatrin Kombëtar dhe në Akademinë e Arteve te Bukura, interpreton vazhdimisht role si : “Shtrëngata” (Stefano) të Sheksiprit “Kalorësit” (Agorakritos) të Aristofanit, “Kohë e Çmendur” (Djali) të Ruzhdi Pulahës, “Mbretëresha e Bukur” (Rei Duli) nga Babis Cikrilopulos, "6 Vjet Shtatzënë" (Bebja) nga Babis Cikrilopulos, “Pentekost” (Ministri i Kthimit në Identitet) të D. Edgar, “Mashtruesi i grave” (Vasily Ivanovic), “Llotaria e Humbur” (Frensis), “Kërcuri” (Todo) nga Pëllumb Kulla, “Kopraci” (Kleanti) nga Molier, “Opera për tre grosh” (Rrëfimtari), nga Brecht, “Hijet e Natës” (Haliti) nga Vedat Kokona , “Hipokritët” (Aristidhi), “Babai” (djali i shtëpisë), nga Ruzhdi Pulaha, “Ne të gjithë këndonim Margaritën” (Petro Fotografi) nga Bashkim Hoxha, “Trojanët” (Menelau) nga Euripidi, “Poshtëpërjetat e Dashurisë” (Meki Thika) nga Brecht, “Filumena Marturano” (Roberto) nga Eduardo De Filippo, “Menaxheria e Qelqtë” (Tommy) nga Tennesy Williams, “Forca e Zakonit” (Zbutësi i kafshëve) nga Thomas Bernhard, “Riverside Drive” (Jim Swain) Woody Allen, "Henri i VI" William Shakespeare,"Johan Padan dhe Amerikat" Dario Fo.

Të tjera - Festiavali i Filmit –Madrid. Nominuar për kategorinë: Aktori më i mirë jo protagonist në rolin e Burhanit, filmi Maya. - 2010 Çmimet Kult. Nominuar për kategorinë: “Aktori më i mirë i vitit 2010” me shfaqjen “Forca e Zakonit”. - Dublues i mbi 500 roleve kryesore në filmat e animuar te Walt Disney. - Narrator i mbi 4000 filmave dokumentar në televizionin Vizion Plus dhe platformave digitale TRING dhe DIGIT-ALB. - Rrëfimtar i mbi 200 dokumentarëve televiziv TUNEL të gazetarit Fatos Baxhaku dhe me regji të Esat Musliu.


Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.