Familjet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Serial televiziv "Familjet" është realizim i Televizionit Shqiptar Top Channel për platformën televizive DigitAlb, në bashkëpunim me Arena Film nga Kosova. Në këtë serial marrin pjesë aktorë të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe aktorë të huaj si me pjesëmarrjen e veçantë të aktores së mirënjohur Italiane Maria Grazia Cucinotta. Seriali është realizuar me teknikë "High Defination".

Seriali "Familjet" trajton problemet sociale, plagët e shoqërisë së sotme, rrëfen se çfarë e shtynë një njeri të bjerë në rrugën e mafies e të krimit. Ai njeri ka vendosur të rrëfejë luftën e përhershme mes të mirës dhe të keqes, të njerëzve që janë në mbrojtje të ligjit, por edhe të atyre që janë kundër tij. Ai ka dashur të sjellë fatin e një njeriu që bie në grackat e mafies pa dëshirën e tij.

Në një gërshetim mes dramës dhe aksionit, seriali "Familjet" ka një kast aktorësh nga më të vlerësuarit në Kosovë dhe Shqipëri. Ata do të sjellin për të gjithë shikuesit historinë e përditshme, atë me të cilën jo rrallë herë na është dashur të përballemi. "Familjet" nuk merret me fate kolektive. Regjisori Raça, është njëkohësisht edhe skenarist i serialit televiziv.

Regjisor: Sunaj Raça

Interpretojnë aktorët:[redakto | përpunoni burim]

Tinka Kurti,

Maria Grazia Cucinotta,

Ilir Rexhepi,

Rajmonda Bulku,

Sunaj Raça,

Arben Derhemi,

Mentor Zymberaj,

Diar Xani,

Niada Saliasi,

Besiana Shehi,

Veton Osmani,

Shpetim Kastrati,

Xhevat Qorraj,

Luan Daka,

Saimir Sina,

Ilda Gega, etj.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

  • Top Channel |[1]

Shiko edhe[redakto | përpunoni burim]

Serialet shqiptare