Veton Osmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Veton Osmani është aktor dhe regjisor shqiptar. Mbaroi studimet për aktor në vitin 1993 në klasën e prof. Faruk Begollit. I takon gjeneratës se parë të aktorëve kosovarë të dalë nga Fakulteti i Artit Dramatik, i cili ishte formuar në vitin 1989 në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Veton Osmani është angazhuar në shumë shfaqje teatrale në Teatrin "Dodona" në Prishtinë, vlenë të theksohen "Herojte e Kombit "te Ymer Shkrelit, "Profesor jam Talent...1 " etj. dhe pastaj në Teatrin Kombëtar në Prishtinë duke u angazhuar aktivisht në skenën e këtij Teatri. Ka interpretuar me shume se 80 rrole.

Në vitin 1997 ka berë regjinë e filmit televiziv Zotëri Dollari, në interpretim të aktorëve: Xhejlane Godanci, Ilir Rexhepi, Adhurim Demi, etj. Film ky i dramatizuar sipas veprës "Vëllëzëri dhe Interes" të autorit Kristo Floqi dhe i cili njihet si njëri nga prodhimet më të suksesshme televizive të viteve të nëntëdhjeta në Kosovë.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktrim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Nuk eshte koha per kitare
  • Anatema
  • Gomarët e Kufirit
  • Familjet
  • Qyteti im
  • Vjeshta e trendafilave
  • Era e molles
  • The Forgiveness of Blood
  • Cheers
  • SOS
  • Kati V
  • Zemer e vetmuar
  • Amell

Regji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]