Xhejlane Godanci
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Xhejlane Godanci lindi me 12 Qershor 1967 në Prishtinë. Ka mbaruar aktrimin në Fakultetin e Arteve (klasa e Enver Petrovcit) në Prishtinë. Aktualisht është aktore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Interpretimi në serialin televiziv Familja Moderne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo sot konsiderohet si një ndër aktoret më të famshme në Kosovë. Ajo ishte e njohur edhe para vitit 1999 mirëpo me fillimin e transmetimit të serialit Familja Moderne, ku ajo luan rolin e Buqes (Burbuqe Ilazi), një rol kyç në freskinë dhe humorin e serialit. Roli i saj, një fqinje që merret me punët e huaja e sidomos me ato të familjes Gashi ka qenë dhe mbetet shumë simpatik në mesin e përcjellësve të serialit. Xhejlanja në rolin e Buqes dallohet për gjeste si përgjimi, të qeshura të paartikuluara dhe tentime për të folur në gjuhën letrare shqipe, të cilën shpeshherë e përzien me gjuhën turke, si shenjë e prejardhjes së saj. Të gjitha këto publiku i konsideron mjaft argëtuese andaj edhe roli i saj mbetet vazhdimisht i freskët, ndërkaq shikuesit janë gjithmonë të etur për paraqitjet e saja.
Rolet në teatër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kufiri me atdhe
- Dëshmitari kryesor
- Profesor 2
- Iluzionet e dashurisë
- Cilën ta zgjedh
- 7 ngjyra lamtumirë
- Rikardi III
- Katër epoletat
- Maturantët
- Karrigat
- Stjuardesat
- Picrraku
- Llampa magjike e Aladinit
- Një minak për nipin Mak
- Dhoma katër me tre
- Princesha Zobeidë
- Konkursi
- Kësulëkuqija
- Rosak Baltaku
- Përralla me lara
- Minuku lozanjar
- Kënga si dhuratë
Role në filma artistik dhe televiziv
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mahmutovitët dhe Rexhepovitët
- Familja moderne Regjia: Fatos Berisha
- Operacioni Bylyzyku Regjia: Ismet Azemi
- Zotëri Dollari Regjia: Zotëri Dollari
- Jeta e një toke Regjia: Afeida Boriqi
- 1244 Regjia, Krenar Belegu dhe Alban Gashi, (2004).
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.