Jump to content

Mahmutovitët dhe Rexhepovitët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mahmutovitët dhe Rexhepovitët
Mahmutovitët dhe Rexhepovitët
KategoriaKomedi
Krijuar ngaSerial i bazuar në imagjinatën e Adem Mikullovci-t
Marrin pjesëREXHEPOVITËT:

MAHMUTOVITËT:

JABANXHINJTË DHE BARKCULLAKËT:

Shteti i origjinësKosovë
Gjuha origjinaleShqip
No. of episodes10
Production
Kohëzgjatja60 - 80
Production companyVizioni Libonia
Original release
Release2000

Seriali humoristik Mahmutovitët dhe Rexhepovitët është i krijuar nga imagjinata e aktorit të madh, Adem Mikullovci

Si Mahmutovitët, si Rexhepovitët, janë dy familje të njohura në krahinën "Llap e Gollak". Këto dy familje të mëdha janë të njohura si trima, të fortë, bujarë e Belagji! Këto dy familje, Mahmutovitët dhe Rexhepovitët, ka shekuj që janë në hasmëri, edhe pse kurrë nuk janë vrarë mes vete.

Mesazhi i gjith këtij seriali është që Shqiptarët të mos vriten mes vete, siq thot the vet Adem Mikullovci i cili thot kshtu: "Mahmutovitë dhe Rexhepovitë ka gjithkund, në secilin lagje, në secilin fshat, në secilin qytet etj,".

Lista e Episodave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Delegati për pajtimin dhe ngatërresat në Llap e Gollak shkon në shtëpinë e Rexhepovitëve i rrahur nga djemtë e Mahmutovitëve dhe Rexhepovitëve. Ky delegat ka marr vendim së bashku me komisionin e tij që të pajtojnë këto dy familje të hasmëruara, ndonëse këto dy familje thonë se janë mirë mes vete (sa për të hequr qafe delegatin). Eh duke ndenjur Rexhepovitët, një ditë vijnë fëmijët duke qarë sepse mësuesja e Historisë nuk i ka pyetur ata, kurse Mahmutovitët po dhe i ka thënë nota 5. Ahmeti së bashku me Platorin dhe Skënderbegun shkojnë në oborrin e shkollës dhe e kërcenojnë arsimtaren, e cila nuk kishte frikë. Ajo i përzuri ata nga oborri pasi nxori një allti. Kështu, Ahmeti i thotë Platorit të sillet rreth arsimtares, në mënyrë që të martohet me të, e në rastin tjetër , i thotë bashkëfshatarit të tij, Zenelit, t'ia prish fejesën Platorin me Shpresën, bijë e Maliqve të Llapashticës. Ahmeti shkon e i thot Brahimit të Muhaxherëve kinse vajza e saj(arsimtarja) po i'u sillet Platorit. Brahimi i mllefosur, merr një pushk dhe vendos që ta vras Ahmetin sepse tanimë i gjith fshati e kishin parë Platorin e mësuesen duke u shëtitur në fshat, dhe kjo ishte një kurth. Brahimi tenton që tinëz ta vras Ahmetin, por pa dashje vret delegating për pajtimin e gjaqeve. E ky i fundit ishte i mbrojtur me jelek anti-plumb dhe i shpëtoi plumbit. Mahmutovitët grabitin mësuesen, e Rexhepovitët shkojnë ta marrin me zor. Duke u fjalitur, ndërhyn delegati dhe jep fjalën e fundit: Këto dy familje duhet pajtohen, ose të largohet nga vendi. Kështu, në këshillin e burrave, vendoset që djali i Ahmetit, Platori, të merr për nuse vajzën e Rasimit të Mahmutovitëve, Fitoren. Në fund, Rexhepovitët rrinë në oborr. Fillimisht vjen mësuesja në shtëpi, duke thënë se më nuk largohet nga i dashuri i saj, Platori. Pastaj vjen Shpresa, e cila tha fjalët e njejta. E në fund, vjen edhe Fitorja. Platori bëhet me tri nuse, e Skënderbegu kërkon si për shaka një nuse tjetër (t'i bëj 2) nga babai i tij, i cili i thotë se do t'ia bëj në episodin e radhës.

Rasimi i Mahmutovite fillon ditën i "tronditur". Ai nuk e din që Fitorja, vajza e tij, ka shkuar në shtëpinë e Rexhepovite. Dera e ahurit ishte e hapur dhe ai e fajësoi me mendje Fitoren. Kur erdhën tri djemtë e tij, i treguan se Fitorja ka shkuar te Rexhepovitët. Në anën tjetër, Rexhepovitët janë në hall. Nuk dinë se cilën nga tri nuset ta shtijnë në dhomë të Platori, i cili i do të triat. E duke ndenjur, Rexhepovitët mahniten nga kavalli i Fitores, e cila i bie shumë mirë. E dy nuset tjera, mësuesja (Hanimshahi) e Shpresa, e marrin Platorin e nisin të bëjnë gjimnastikë. Babloki vetëm qesh dhe i rreh anëtarët e familjes ndërkohë. Te Rexhepovitët vijnë Delegati dhe Zeneli, që habiten kur shërbehen nga tri nuset e Platorit. E aty vjen edhe Rasimi me djemtë e tij. Duke ndenjur, Brahimi gjuan me pushkë, duke dashur të marr hak ndaj Ahmetit i cili ia mori vajzën e tij, mësuesen. Pushka i vren në të 'ç'majtë' (sipas tij), dhe e godet delegatin, i cili shpëtoi pasi kishte jelekun anti-plum. Rexhepovitët bëhen gati dhe ruajnë shtëpinë gjithë natën, duke pritur miqtë të vijnë e t'i sulmojnë. Ditën tjetër, Rasimi urdhëron djemtë të marrin Fitoren 'tinza' nga Rexhepovitët. Ata marrin thesin dhe në herën e parë gabojnë; grabisin gabimisht Shpresën. Herën e dytë e grabisin mësuesen, e në të tretën Bablokin, i cili edhe i rreh, edhe i tregon histori, e gjithashtu i jep një ditë muaj besë për punën që e kanë bërë. Ai i thotë se do i vras të gjithë pas një muaji...

Episodi nis me kthimin e Bablokun herët nga Mahmutovitët. Ahmeti me djemtë mendojnë se ai bën shaka kur tregon se e kanë grabitur atë dhe dy nuset. Rexhepovitët shohin mungesën e dy nuseve, e më pas pyesin edhe njëherë bablokun. Ndërkaq, Brahimi vazhdon ende të tentoj të qëlloj me pushkë ata. Te oborri i Rexhepovitëve vjen edhe Delegati e Zeneli, që habiten kur marrin vesh se Rasimi ia ka grabitur nuset. Zeneli shkoi dhe e vërtetoi këtë punë. Nuset nuk donin të largoheshin nga Mahmutovitët: ata thonin se largohen nëse Rasimi i çon vet, ose nëse i merr Platori. Ahmeti nuk pranon të shkoj Platori, por ia një çon selam Mahmutovitëve. Skënderbegu shkon në ara dhe i thotë Brahimit të rrij qetë, pasi e ka kuptuar se ai po i gjuan me pushkë. Kur po largohet nga ara, ai i takon dy djem, që ishin vëllezërit e Shpresës, e që nuk i njohin mirë Rexhepovitët. Skënderbegu i mashtron dhe i thotë se Ahmeti është Brahimi, i cili rrihet nga ta. Pastaj, Ahmeti merr Platorin e SKënderbegun që ta vrasin Rasimin, por nuk munden shkaku i besës nga Babloku. Në fund, Rexhepovitët ulen te Mahmutovitët dhe han flia të nxehta me mazë e bostana. Në fund vjen Brahimi i rrahur, e Ahmeti mbetet me gojëhapur duke e ditur rrezikun nga Maliqtë..

Shpresa bëhet gati dhe ik nga Rexhepovitët, që nuk e dijnë derisa nuk i tregon mësuesja. Shpresën e marrin Mahmutovitët për një djal të tyre. Kur Ahmeti po flet me familjen e tij për ç'ështjen e nuses së Platorin, vjen delegati me nipat e tij, dy djemtë e Maliqit të Llapashticës, vëllezërit e Shpresës. Rexhepovitët i thonë se nuk është Shpresa aty e ata nuk besojnë. Ndërkaq, vijnë dy djemtë e Rasimit dhe tregojnë se e kanë Shpresën. Pastaj, Rexhepovitët nisin pak të tallen. Delegati dhe dy djemtë e Maliqit shkojnë te Mahmutovitët që thonë se nuk është Shpresa. Rasimi i thotë Shpresën të shkoj te Rexhepovitët për një kohë derisa të jenë vëllezërit e saj aty. Gënjeshtrat vazhdojnë. Vjen edhe babai i Shpresës, Maliqi. Edhe ai e kërkon Shpresën. Krejt në fund, Rexhepovitët shkojnë të Mahmutovitët, aty ku janë edhe delegati dhe dy vëllezërit e vajzës. Aty del Shpresa dhe i thotë të vërtetën. Episodi mbyllet me largmin e Maliqve, kurse Mahmutovitët dhe Rexhepovitët nisin grindjen..

Rasimi shkoi te Ahmeti dhe flet vërtet sinqert, e mirren vesh që t'ia tregojnë Maliqve të vërtetën për Shpresën. Aty vjen Babloku, i cili ia pat dhënë Rasimit 1 muaj besë. Ai ia jep edhe një, pasi Rasimi i kërkoi me arsyetim se do ta martoj djalin. Platori ka kohë që ka nisur punën në partinë e tij PPFKK (Partia Popullore Fshatara për Krejt Kosovën. Skënderbegu kërkon roje për Platorin dhe punën ia ofron djemve të Mahmutovitëve, që s'e pranojnë pasi mendojnë se po bëjnë hajgare me ta. E kështu, Rexhepovitët marrin disi vesh se Babloku ka lira, që nuk arrijnë t'i gjejnë pavarësisht se ka kohë që i kërkojnë. Në katund vjen Maliqi, i cili takohet me shokun e tij të luftës, Brahimin. Të dy shkojnë të Ahmeti, i cili ia tregon të vërtetën për vajzat e tyre përkatëse. Rexhepovitët vazhdojnë të lypin lira, e mësuesja e merr Bablokin e shkojnë të mjeku. Kur kthehen, shihet se janë veshur mirë e thonë se janë martuar. Ahmeti, gruaja dhe dy djemtë e tij mbesin me gojë hapur. Krejt në fund, Rasimi merr vesh e bën shaka me Ahmetin, i cili nxehet dhe fillon grindjen..

Mic Sokoli, djali i Rasimit, ik për në shtete të jashtme për punë. Rasimi 'tronditet' nga ky lajm, pasi nusja i ka mbetur në shtëpi, e i ka veç dy djemë në dispozicion. Mësuesja i gjen Platorin një roje. Është arsimtari i shkollës, Xheki qeni, që nuk ua mbush syrin njëherë. Rasimi mendon se Xheki qeni ëshë i partisë së Platorit. Skënderbegu i thotë Zenelit ta shaj Platorin në kafe, ku i ka angazhuar dy veta ta rrejnë, në mënyrë që populli të ketë frikë nga Platori. E Rexhepovitët kuptojnë disi se Lirat i ka fshehur Babloki te ahri i Rasimit. Ata njëherë, duke mos e ditur Ahmeti, kërkojnë ta blejnë atë, por nuk munden. Kështu, natën ata shkojnë, por nuk i gjejnë lirat. Kur Brahimi i gjuan me pushkë, Xheki qeni vrapon ta zëj, e Rexhepovitët menduan se iku. Por, ai vjen duke e mbajtur Brahimin me duar të lidhura. Edhe Maliqi kur vjen me dardha, ia gjuan, pasi mendon se janë bomba. Zeneli vjen në fund i rrahur nga punëtorët e angazhuar, dhe njerëzit si duket kanë filluar të kenë frikë nga Platori. Në fund, Ahmeti, Rasimi e Maliqi rrijnë në oborr e qeshin..

Shpresa ik nga Mahmutovitët. Babloku i takon rrugës djemtë e Rasimit e i thotë që kur ta rrxojnë ahrin, ti tregojnë disa ditë më përpara. Rasimi mendon se ai ka lira aty. Platori e Fitorja kanë keqkuptime. Maliqi me djalin e tij shkojnë në katund dhe flasin me Rasimin se pse ia ka lëshuar qikën. Xheki qeni sillet rreth Bablokut. Rasimi i qon selame Ahmetit për ahrin e prashitur natën, e më pas ai shkon ditën ia prashit. Partia e Platorit po bëhet gati për miting, që doli qesharak, pasi letrat u janë përzier. E djali i Maliqit i thirr ata në darsëm dhei jep para, por kta nuk pranojnë. Në fund vjen Rasimi, i cili ia merr Ahmetit truprojën, pra Xheki qenin.

Mahmutovitët habiten nga aftësia e Xheki qenit, i cili punon për ta. Ahmeti nga inati, i luan një lojë të madhe atyre bashkë me djemtë. Rasimi veç kqyr e nuk merr vesh kurgjo. Aty vjen Bilalli, një "doktor", që flet gjëra historike, që s'i durojnë fort askush. Platori e përzë Fitoren, e cila kthehet te Mahmutovitët. Xheki qeni e sheh Bablokun e pikëlluar dhe shkon prapë te ana e familjes së tij. Ata largohen drejt një drejtimi që se di kush, e Rexhepovitët s'mund ta gjejnë. Ndërkaq, Fitorja i dërgon përmes një vajze dy gurabia të nxehta Platorit, i cili shkoi plot herë në WC, pasi ishin të kriposura. E Mahmutovitët shkojnë e i ndihmojnë Rexhepovitëve që ta gjejnë Bablokin. Djemtë e Rexhepovitëve e Mahmutovitëve dalin në rrugë për ta gjetur bablokun, kurse Ahmeti e Rasimi rrijnë e bisedojnë.

Ahmeti i pikëlluar pret lajme për babën e tij. Te Oborri i tij vjen sërish djali i Maliqit, që ia ofron 5000 marka gjermoni për darsëm, por prapë s'pranojnë. Platori s'pajtohet ende me Fitoren. Duke ndenjur në shtëpi, paprimtas vjen Babloki me Xheki qenin. Rexhepovitët gëzohen. Xheki qeni flet për herë të parë dhe ia tregon historinë ku kanë shkuar: Prishtinë, Drenic, Turishefc etj. Ata kanë shkuar tek Jasharajt, dhe babloku fliste edhe për "dajakun" që ia kishte dhënë disa fëmijëve atje. Ndërkaq, Xheki Qeni tregoi se ia kanë djegur gjithë kullat. Pastaj, Rasimi e Maliqi desh mbytën për ç'ështjen e vajzës, Shpresës. Platori shkon tek Mahmutovitët dhe e kthen Fitoren me zor në shtëpi. Në fund, Babloku i mbledh anëtarët e famljes. Njëherë i tregon pak histori, e më pas ia jep gjysmën e lirave. Rexhepovitët gëzohen shumë, e aty vjen Rasimi i cili merr vesh se Ahmeti ka bërë pasuri..

Rexhepovitët kanë frikë se mos ia vjedhin lirat e s'dinë ku t'i lënë. Ata ia japin Kimetes, gruas së Ahmetit, e cila rrinë gjithë ditën me to. E vjen Brahimi, të cilit Ahmeti ia blen lopën me 4 lira. Brahimi u habit shumë për lirat e tij. E Ahmeti ia kërkon edhe livadhet, që ia kërkonte edhe Rasimi. Brahimi tha se lidhavet nuk i shet, por ia lë vajzës së tij kur vdes, pra gruas së Bablokut, mësueses. E Ahmetit mbetet keq. Rasimi gëzohet, pasi nës e vret Brahimin, ia lë keq Ahmetit, pasi do thuhej se Ahmeti e vrau veç për livadhe. Mahmutovitët fillojnë t'ia shtijnë frikën pasi gjuajnë disa herë. Rexhepovitët, kinse nuk e din Ahmeti, i paguajnë me pare djemtë e Rasimit që ta ruajnë Brahimit, që pranojnë. Kështu, puna u krye për Rexhepovitët, që ikin natën. Ata nuk janë disa ditë në shtëpi, pasi shkojnë t'ia bëjnë shtëpinë Xheki qenit. E Lopën ia vjedhin natën çdo mbrëmje, e mëngjesit ia kthen Brahimi. Kur vijnë Rexhepovitë, e marrin vesh punën. Aty është Maliqi e Brahimi, e vjen edhe Rasimi, që ia gjuan parat e dhënë për ta ruajtur Brahimin. E Kështu, mbyllet episodi me grindje mes Mamutovitëve dhe Rexhepovitëve.