Xhevdet Doda
Xhevdet Doda (Prizren, 1906 - Mauthausen, 1944) ka qenë veprimtar i Grupit Komunist të Tiranës, mësues shqiptar dhe veprimtar i LANÇ-it nga Kosova.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si aktivist i Luftës Nacional Çlirimtare caktohet komandant i batalionit dhe më pas, me krijimin e Brigadës së I-rë Sulmuese Kosovare-Maqedone zëvendëskomandant i saj. Si i dalluar i kësaj brigade ai ftohet të marrë pjesë në Konferencën e Bujanit[1] më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944. Ishte një ndër veprimtarët kryesor të kësaj mbledhjeje dhe e vendimeve të saj. U arrestua në tradhëti, në prill të vitit 1944, nga Gestapoja dhe më parë u dërgua në burgun e Tiranës, pastaj në Banjicë të Beogradit dhe në kampin e Mathauzenit ku edhe vdiq më 1944. Pas vdekjes është shpallëur hero kombëtar në Shqipëri dhe Kosovë.[2]
Për një kohë të shkurtë Xhevdet Doda punoi edhe si pedagog në shkollen shqipe në Pazarin e Ri të Sanxhakut. Xhevdet Doda është në mesin e e mësuesëve të dekoruar që iu ipet Urdhëri "Naim Frashëri" i klasit të I-rë nga Presidenti i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, me Dekretin Nr. 811. Dt. 11 prill 1994, me motivacion se hapën ose shërbyen në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore jashtë kufijve politik të viti 1913 të Shtetit Shqiptar në vitet 1941-1944.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Xhevdet Doda" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2010. Marrë më 19 korrik 2010.
- ^ Hajrizi H. Fazli, Bedri Gjinaj- mësues dhe atdhetar i shquar ( monografi), Libri Shkollor, ISBN 987-9951-07-997-6 Prishtinë 2014 faqe 337.
- ^ Hajrizi H. Fazli, Bedri Gjinaj- mësues dhe atdhetar i shquar (monografi), Libri Shkollor, ISBN 987-9951-07-997-6 Prishtinë 2014 faqe 337.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]