Jump to content

Sunaj Raça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sunaj Raça, është aktor dhe regjisor i mirënjohur shqiptar, i lindur më 25 gusht 1967Prishtinë. Debutoi në Teatrin e Kosovës në vitin 1979 në moshën 12 vjeçare me shfaqjen "Prefekti" për të vazhduar pastaj me shfaqjet "Genci", "Trungu Ilir", "Ana Karenina", etj. Në vitin 1997 punon si autor i një emisioni për të rinjë në Radio Televizionin e Prishtinës deri me largimin e dhunshëm nga pushteti i Serbisë.

Studimet I mbaroi për aktor në Universitetin e Prishtinës në Degën e Artit Dramatik dhe ishte në gjeneratën e parë në Kosovë në klasën e prof. Faruk Begollit. Deri me tani ka realizuar shumë role në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në Teatrin Dodona.

Si regjisor ka realizuar disa filma të zhanreve të ndryshme, ndërsa vlen të veçohet filmi artistik i metrazhit të gjate i titulluar Etjet e Kosovës që është bërë në vitin 2002 si projekti i parë kinematografik pas luftës në Kosovë. Ky film mori pjesë në shumë festivale ndërkombëtare të filmit si në : West Palm Beach, Kalkuta, Berlin – Black Box, Tiranë, Bruksel etj. Në kuadër të krijimtarisë së tij kinematografike ka realizuar edhe filma dokumentarë si : "Masakrat e Rrezallës", "Të mbijetosh vdekjen", "Shitësit e vegjël", "Ciceroni" (i prezantuar edhe në festivalin ndërkombëtar në Mediterranean Film Festival). Në vitin 2008 ka realizuar serialin televiziv Familjet, serial ky i realizuar në bashkëpunim me Digitalb.

Sunaj Raça deri me tani ka bashkëpunuar me figurat me të njohura të artit dhe të letërsisë në vend dhe jashtë : Vath Koreshi (shkrimtar, skenarist, ish ministër i Kulturës në Shqipëri), Faruk Begolli, Reshat Arbana (Artist I merituar), Tinka Kurti (Artiste e merituar), Rajmonda Bulku (aktore), Teki Dervishi (Shkrimtar – Publicist) , Haqif Mulliqi (Dramaturg), Meto Jovanovski (Aktor maqedonas), Fadil Hysaj, Maria Grazia Cucinotta (Aktore) etj. Jeton dhe vepron në Kosovë.

Fati i zi

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]