Shko te përmbajtja

Lulzim Zeqja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lulzim Zeqja (lindur më 17 maj 1978 në Tiranë) është aktor shqiptar i teatrit, filmit dhe dublimit. Ai është pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar.[1]

Jeta dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zeqja përfundoi studimet në Akademinë e Arteve në vitin 2001. Në shfaqjen e diplomës, Ëndrra e një nate vere të Shekspirit me regji të Altin Bashës.[2]

Veprimtaria e tij përfshin teatrin, filmin dhe dublimin. Ai punoi për rreth pesë vjet në Itali, ndër të tjera në Teatro Kismet në Bari dhe Teatro Politeama në Piza. Në vitin 2005 interpretoi në filmin italian L’orizzonte degli eventi, ndërsa më 2019 luajti në filmin e shkurtër The Van, i cili konkurroi në Festivalin e Kanës.[3]

  1. ↑ "Lulzim Zeqja". Albanian Dubs (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2026. Marrë më 1 shtator 2026.
  2. ↑ "Lulzim Zeqja, plejada e aktorëve të rinj". Top Channel. 13 janar 2010. Marrë më 1 shtator 2026.
  3. ↑ "Lulzim Zeqja". Festival de Cannes (në anglisht). Marrë më 1 shtator 2026.