Para perëndimit të diellit
Para perëndimit të diellit(1976) është një film shqiptar i zhanerit dramë me regji të Kled Kapexhiu dhe skenar te Flori Balliu.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngjarjet lënë të kuptohet se datojnë rreth viteve kur Shqipëria ishte akoma nën regjimin komunist,ndonëse nuk përmendet kjo gjë. Zhvillohet një garë për të fituar flamurin tranzitor (flamur që kalon nga njëri fitues në tjetrin), dhe kjo është ngjarja më e rëndësishme e vitit. Dy burra duhet të hapin një kanal, prej lindjes së diellit deri në perëndim të tij. Ai që përfundon i pari merr me vete gjithcka për të cilën ia vlen të luftohet në jetë, flamurin. Koha e brendshme e filmit zgjat një ditë të vetme, e cila paraqet njeriun dëshpërimisht në kërkim të dashurisë, lavdisë dhe se fundmi të tjetërsuar dhe të harruar.
Ekipi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Regjia: Kled Kapexhiu
- Skenari: Flori Balliu
- Fotografia: Nino Celeste
- Montazhi: Klodi Agostini
- Muzika: Endri Sina
- Zëri: Ermal Hoxha, Genti Isufaj
- Producent: Aida Kasemi
- Prodhuar nga: Kompania Filmike A.A. -Al
- Financuar nga: Qendra Kombëtare e Kinematografisë/ANCC