Jump to content

Sheri Mita

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sheri Mita

Sheri Mita ka qenë një aktor skene dhe filmi, dramaturg, regjisor, si dhe skenarist i mirënjohur shqiptar.

U lind në fshatin FterrëSarandës më 14 mars, 1943 dhe vdiq më 2 prill, 2012. Ka mbaruar studimet për dramaturgji në Institutin e Lartë të Arteve. Përveçse aktor, ishte edhe një skenarist dhe dramaturg i mirënjohur. Ka shkruar dhe ka vënë në skenën e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës komedinë Këshilli i ndrikullave. Ka shkruar dhe ka vënë në skenë në Teatrin e Fierit dramën Vite të paharruara.(1974). Po në teatrin e Fierit, nën regjinë e Pëllumb Kullës është vënë në skenë edhe drama e mirënjohur Dy krisma në Paris shkruar në bashkautorësi me regjisorin Kulla. Nga viti 1976 deri në vitin 1989 ka qenë regjisor dhe dramaturg i Teatrit dhe Estradës profesioniste të Beratit "Margarita Tutulani" ku ka vënë në skenë me dhjetëra komedi, drama dhe variete. Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhërin "Naim Frashëri i Artë" si dhe është nderuar me Titullin "Qytetar Nderi' i Krahinës së Lukovës dhe Sarandës.