Fterra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fterrë)
Shko te: navigacion, kërko
Fterra
Fshat
Fterra
Fterra is located in Shqipëria
Fterra
Fterra
Fterra (Shqipëria)

Koordinatat:40°06′52″N 19°53′37″E / 40.1144°N 19.8936°E / 40.1144; 19.8936Koordinatat: 40°06′52″N 19°53′37″E / 40.1144°N 19.8936°E / 40.1144; 19.8936

Shteti: Shqipëria
Qarku: Qarku i Vlorës
Rrethi: Rrethi i Sarandës
Komuna: Komuna Lukovë
Targat e automjeteve: SR
Lartësia mbidetare: 130 m m.n.d.
Përdorimi i stampës

Fterra është një fshatkomunën Lukovërrethin e SarandësShqipërisë.

Gjeografia

Pamje e Fterrës nga Bërda
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e fshatit Fterra.

Fterra shtrihet në jug-jug-perëndim të Kurveleshit. Gjatësia maksimale e territorit të saj është rreth 11 km me orientim VP-JL dhe gjerësia maksimale 4,4 km, me gjerësi mesatare rreth 3,6 km. Sipërfaqja e përgjithshme e territorit të fshatit Fterrë është rreth 37 km².

Territori i Fterrës, sipas morfologjisë, shtrihet në dy lugina : ajo e Fterrës në perëndim dhe ajo e Galishtit në lindje. Territori është malor dhe më pak kodrinor. Kuota më e lartë është maja e Lëpjetës në lindje 1596 m mbi nivelin e detit dhe më e ulët në jug-perëndim në bashkimin e përroit të Langadhës me lumin e Fterrës 130 m mbi nivelin e detit. Fshati ndodhet rreth kuotave 350 deri 400 m. mbi nivelin e detit.

Gjeologjia

Formacionet kryesore gjeologjike në territorin e Fterrës janë ato të kretakut, jurasikut, të triasit e të paloeogenit. Në të parët mbizotërojnë gëlqerorët, ndërsa tek paloeogeni mbizotërojnë formacionet flishore. Formacionet e kuaternarit janë të pakta.

Historia

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e fshatit Fterra.
Fterra në defterin osman,të ashtëquajturin arvanit të shekullit të 1431

Në fillim lugina e Fterrës, me kodrat e faqet e maleve që e rrethojnë, ka qenë shfrytëzuar si kullotë e zonë e pasur në gjueti. Vizitorët e parë që vinin herë pas here, kishin populluar bregdetin e detit Jon shumë herët. Ata vinin nga kalaja e Badhrës (midis Borshit e Piqerasit), nga kalaja e Sopotit ose e ashtuquajtura Kalaja e Borshit, nga kalaja e Qeparoit, kala që, siç dëshmojnë të dhënat arkeologjike, kanë qenë banuar qysh në kohën e bronzit (rreth 3000 vjet më parë).

Për lashtësinë e fshatit na vijnë në ndihmë të dhënat gjuhësore, emrat e vendeve, shumica e të cilave janë emra të mirëfillte shqip. Qafa e Qishës, lidhet me ekzistencën e një lagjeje në Qafë të Qishës. Atje ka mure shtëpish që i takojnë shekullit IX-X të erës sonë.

Një grup tjetër emrash si lxuar-lxor (burim), Bërda-kodër e vogël, varre-tog me gurë të vegjël etj., lidhen me ardhjen e një popullsie me origjinë sllave, ose për të qenë më të saktë, me përfshirjen e fshatit tonë nën pushtimin administrativ të shtetit bullgar.

Faqe nga defteri osman,i ashtëquajturi arvanit

Të tjera emra vendesh shpjegohen me ndikimin e gjuhës turke e greke, si derven, foti, hon, perivol (=kopesht e dokumentuar edhe te arbëreshet) e shumë të tjera. Edhe toponimet Galile, Kikë, apo emrat e njerëzve Avrec-Jevrej, Rahile etj., janë me prejardhje çifute dhe pa mëdyshje duhet të lidhen me vendosjen e ndonjë familjeje çifute në shekullin XVII.

Demografia

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e fshatit Fterra.

Fterra është fshat i vjetër. Në dokumentet që njihen deri sot, përmendet në vitin 1431 si fshat i nahijes së Sopotit me 12 hane (familje të mëdha e në gjendje relativisht të mirë ekonomike). Në fillimet e këtij shekulli familjet e fshatit kanë varijuar nga 80 deri në 100 familje. Në dhjetor 1944 Fterra kishte gjithsej 134 familje, nga të cilat 116 banonin në fshat, 10 banonin jashtë fshatit dhe 8 banonin jashtë Shqipërisë.

Në vitin 2004 fteriotët kanë arritur në rreth 500 familje dhe mbi 2300 frymë. Në këto 50 vjetët e fundit ka rritje të theksuar natyrore, por ka edhe lëvizje e largime, sidomos nga fshati në qytet.

Në Greqi ka shumë familje fteriote.

Arsimimi

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Arsimimi në fshatin Fterra.

Fterra është fshat me tradita të shquara arsimore. Fillesat e arsimit në Fterrë datohen në shekuj. Shumë fteriotë të mërguar në kurbet në shekullin e 19-të, kryesisht në Perandorinë Turke, u arsimuan në shkolla të mesme e të larta të kohës. Isa Hizmo arriti deri në detyrën e dekanit të Drejtësisë në Universitetin e Stambollit, ndërsa Ali Xhama, Omer Korkuti e të tjerë, deri te Hivzi Bezhani, kanë kryer shkolla të ndryshme të larta e të mesme jashtë e brenda vendit, sidomos për fenë, ushtrinë, drejtësinë e mësimdhënien.

Mësimi i gjuhës shqipe në Fterrë ka filluar në vitet e fundit të shekullit të 19-të. E sigurt është se Abetaren e parë shqipe e solli në Fterrë Isa Hizmoja në vitin 1905, ndërsa në vitin 1910 Fetah Zani, i arsimuar në Janinë, krahas shkollës në gjuhën turke të çelur në xhami, u mësonte bashkëfshatarëve edhe gjuhën shqipe.

Ekonomia

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e fshatit Fterra.

Burimet kryesore ekonomike të fshatit janë bujqësia dhe blegtoria.

Si veprimtari mbi tokën, bujqësia është dega kryesore e prodhimit, që siguron të ardhurat kryesore për familjet në Fterrë.

Këtu sundon një ekonomi e përzier, kryesisht natyrore, për të plotësuar nevojat e veta, duke pasur më pak karakter të ekonomisë së tregut të lirë.

Hidrocentrali i Fterres[1]

Shëndeti

Ndihmën mjekësore banorët e Fterrës e kanë përfituar që në kohë të hershme. Tradita është e pasur. Janë përdorë mjekime popullore me bimë mjekësore që gjendeshin në fshat, si hashashi, cmarteja, fletët e arrës, shtogu, melheme e çaje të ndryshme, deri te ngjitja e kockave të thyera, synetllëku, heqja e dhëmbëve të prishur, shërimi i bronkopneumonisë , i shytave, i sëmundjeve të lëkurës, i dhimbjes së veshëve, i diarresë etj.

Ambulanca e pare në fshat është çelur në vitin 1955 me një infermier. Ndihma mjekësore vazhdon edhe në ditët e sotme me ndihmësmjeke-mami, që kryen shërbime më të specializuara në dobi të shëndetit.

Fteriotët shquhen dhe për jetëgjatësi, si te burrat dhe te gratë. Janë të shumtë banorët që kanë jetuar mbi 100 vjeç. Pas çlirimit, shumë nga bijtë e bijat e fshatit vazhduan shkollat e mesme e të larta mjekësore brenda e jashtë vendit. Ndër të parët kanë qenë Besim Elezi, Luan Dusha e Hamza Memi. Sot numërohen dhjetëra mjekë e punonjës shëndetësie, me specialitete e grada shkencore, që shërbejnë në shumë rrethe të vendit.

Kultura

Institucion kulturor i Fterrës, në qendër të fshatit, u ndërtua për herë të parë më 1947 dhe u rindërtua në 1959-60. Ka shërbyer e shërben për zhvillimin e veprimtarisë kulturore. Ka pasur dhe ka grupin polifonik “Fterra në Këngë”, i ngritur për herë të parë në 1947, për festën e Kurveleshit në Kuç, dhe i ripërtëritur herë pas here, duke marrë pjesë në aktivitete të zhvilluara në Fterrë, në Kurvelesh e Bregdet, Vlorë e Sarandë dhe në pese Festivale Kombëtare-Folklorike, në Gjirokastër, ku është shquar e nderuar për interpretimin e këngës e të valles karakteristike labe.

Turizmi

Faqe kufitare

Shih edhe

Literatura

  • Inalcik H. 1954a. Hicri 835 tarihli suret-i defter-i sancak-i Arvanid. Ankara: TÚrk Tarih.
  • Kurumu Basimevi.

Referenca

<references>


  1. ^ [2]