Gusmar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Gusmari
Fshat
Shteti: Shqipëria
Qarku: Qarku i Gjirokastrës
Rrethi: Rrethi i Tepelenës
Komuna: Komuna Kurvelesh
Targat e automjeteve: TP
Përdorimi i stampës

Gusmari është një fshatkomunën Kurveleshrrethin e TepelenësShqipërisë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Fshat në jug të Shqipërisë, bën pjesë në grupin e fshatrave të Kurveleshit te Sipërm.

Gusmari është një nga fshatrat e Kurveleshit, pjesë e Kurveleshit të Sipërm. Është i vendosur në pjesën Lindore të malit të Kanatait, në lartësi 950 m mbi nivelin e detit dhe kufizohet me Nivicën, Golemin Kuçin, Progonatin dhe Rexhinin. Sot administrativisht, si qendër Komune, varet nga rrethi i Tepelenës.

Gjatë periudhës 19201946, Gusmari ka qenë qendër e nënprefekturës së Kurveleshit, që përfshinte të 15 fshatrat e kësaj krahine, dhe komunën e qendrës të kësaj nënprefekture. Në vitin 1946 qendra e nënprefekturës (Lokalitet) kaloi në Kuç dhe Gusmari u përfshi në lokalitetin e Progonatit. Që nga viti 1992 është qendër e komunës së Kurveleshit të Sipërm, që përfshin edhe fshatrat Lekdush, Progonat, Rexhin dhe Nivicë. Për vetë kushtet e terrenit, ku shtrihet Gusmari, ai ka klimë kontinentale. Dimri zakonisht është i ftohët, ndërsa vera e nxehtë. Ndërsa në pjesën perëndimore Gusmari kufizohet nga male, në pjesën lindore të tij terreni zbret në humnera, që krijojnë hone e shpella të vështira e kryesisht të pamundura për të kaluar në to. Në drejtimin Veri-Jug terreni paraqitet disi i sheshtë dhe aty shtrihet vet fshati si dhe tokat arë të tij si dhe blloqe të gjera me lajthi. Hapësira e Gusmarit, thuajse sikurse edhe e gjithë Kurveleshit të Sipërm, është e varfër në pyje. Këtë varfëri e kushtëzojnë edhe shtresat e tokës, por pyjet janë dëmtuar edhe nga vetë njerëzit. Gjithsesi terreni në Gusmar është i pasur me kullota verore në të cilat ka edhe bimë mjekësore, mjaltëse, aromatike (çaj mali, salepi, trëndelina, etj). Kullotat mundësojnë mbarështimin e bagëtisë së imët, sidomos të deles. Për vet kushtet e vështira të motit bagëtia veron në malet e Gusmarit, por për dimërim kopetë.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]