Golëmi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
'Golëmi' i Gjirokastres ( i Kurveleshit ) është një fshat në jug të Shqipërisë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Golemi bën pjesë në krahinën e Kurveleshit dhe shtrihet në pjesën jugperëndimore te saj. Është fshati me i largët dhe me në lartësi i rrethit të Gjirokastrës. Lartësia prej 1100 m mbi nivelin e detit e bën edhe më të lartin në Kurvelesh.
Golëmi kufizohet me 6 fshatra të 4 rretheve : nga Jugu e juglindja përkatësisht me Zhulatin dhe Kolonjen e rrethit Gjirokastër ; nga veriu me Progonatin dhe Gusmarin e rrethit Tepelenë ; nga perëndimi me Kuçin e rrethit Vlore dhe nga jugperëndimi me Fterren e rrethit Sarandë.
Është i vendosur nga një fushë të vogël, i rrethuar me një kurore malesh të lartë. Vargu i maleve ndahet me dy gryka të thella, plot me përrenj e gremina. Terreni rrethues tepër i thyer, midis malesh, në këmbët e të cilëve shtrihet fusha plot gjelbërim, i japin natyrës kontraste tërheqëse dhe fshatit i japin një pamje piktoreske. Përballe fshatit, midis dy grykave të thella, asaj të Rehoves e të Kaparjelit, qëndron si kala madhështore mali i Pusit (1564 m). Fshati rrethohet nga vargmali që fillon nga maja e Mollës (1413 m), Shkalla (1266 m), Konxhama (1277 m), mali i Haurit (1433 m), mali i Thatë (1568 m), Zagjeci (1592 rn), Grava (1575 m), Mali i Bucielit (1420 m). Me një thellesi janë mali i Gjeshnikoshit, (1478 m), mali Ishrit (1515 m). Shtrirja territoriale arrin 59 km². Golemi shtrihet në forme gjysme hëne që nga rrëza e Shullerit të Kalbaqit, në Korregje e gjer në Dukezi.
Shtëpitë janë vendosur relativisht afër dhe gati një mbi një, duke filluar nga lartesite afër Qafes Furrit e duke zbritur gradualisht deri në Lemenjes. Kjo vendosje i jep bukuri të veçante dhe krijon mundësinë për ta parë fshatin krejtësisht nga çdo pozicion. Vreshtat në krye të tij dhe pemët frutore pranë çdo shtëpie, gjelbërimi e "qëndisja" e koshtrave i japin fshatit një pamje shumë të bukur e tërheqëse.
Në juglindje te fshatit shtrihen arat si Qoshet, Dedemengia, Rreza e Seres, Plihrat, Melleza, Pacomiti, Dardha, Lerat, që shërbejnë për toka bukë dhe përbejnë "Myzeqene e thate" të tij. Në Shune të Kalbaqit vite më parë ishte penja gjigante e historike (tani s'ekziston) ku merxenin bravaret. Konsiderohej vend i shenjte, ndaj nuk pritej apo dëmtohej. Poshtë saj, në përrua, është burimi i mirënjohur e shekunor i Kalbaqit, i shquar për ujin e tij, edhe pse i paket, aq shumë i ftohtë dhe i shëndetshëm. Prej tij është furnizuar fshati me ujë të pijshëm. Pas tij vijnë edhe burimet e tjera të mirë si i Rehoves, i Vezhishtit, i Mones, Mretes, Leksunes etj.
Rreth një km në JL të fshatit ndodhet përroi i Vezhishtit. Dy faqet e tij thikë, shtrati i ngushtë, thenesia 300–400 m, buzat dhe radhonjtë e shkëmbinjve të faqeve anësore i japin '11je bukuri të veçante. Burimet e shumta, njëri pas tjetrit, formojnë lumin e Vezhishtit, që sa vjen e shtohet. Jeta e golemasve ka qenë e lidhur ngushtë me Vezhishtin. Shumë ngjarje e kujtime mbart ai vend. Aty u strehuan në kohëra lufte. Aty, për se shumti, vranë frikën. Dimrit, herë këmba-doras e herë lidhur me terguz për një krah gjethe për bagetinë, për një krah dru apo për të nxjerre nga ato buza ndonjë dhi të mbetur ke gjëmonte sa nga zilet e këmborët e gjese së gjallë e zbriste për të pirë ujë e për të kaluar vapën, aq edh e nga gjallëria e njerëzve, që kush mbushtë bucelat e matarate me ujë për në shtëpi, kush lante teshat, apo. Fëmijët, që laheshin në pellgjet e bëra ρosacerisht.
Në Vezhisht është ndërtuar edhe stacioni i pompave t : e fshatit me ujë të pijshëm. Malet e larte dhe kodrat, të mbuluara me baI kanë sherbyer teresisht per kullota verore për ba Gjatë dimrit ato mbulohen me borë për 4-5 muaj. Ε trashësia e borës, hera-herës, arrin mbi 1,5 m dhe muaj. Νë përrenj të thellë të maleve mund të gjesh borë edhe në muajt maj-qershor. Vendosja në lartësi, por relativisht jo shumë larg bregdetit (15 km) bëjnë që Golëmi të ketë klime mesdhetare malore. Për cilido të ardhur, Golemi, si një mjek i përsosur, të bën si pa e kuptuar shërbimet profilaktike. Ditët e para ndjen dhimbe që vendasit të thonë "të kthen ujët". Por në ditën e tretë e në vazhdim si me magji të hiqet çdo dhimbje. S'ke me asnjë shqitësin Mushkrite të mbushen me sa që se ndien farë frymëmarrjen, i sëmure të jesh aty gjen shërim. Gjate dimrit bie borë dhe bën ftohet, por siç thuhet, ai s'është "i hidhur".
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vera është e freske, rrallë herë e nxehtë, por në përgjithësi e thatë. Rreshjetjc të rralla e të pakta. Dy përrenjtë, ai i Vezhishtit dhe përroi i Thate thelle (rreth 400 m i thelle e 3 km i gjatë), bashkohen në bisht të prrallit me kreun e grykës së Kaparjelit, e cila ka një thellësi 800–1200 m dhe gjatësi 5 km dhe përfundon në Zhulat. Νë të dy faqet e saj ka gremina të mëdha e të rrezikshme, si dhe guva e shpella. Shtrati i grykës është i ngushtë, nëpër të cilin kalon lumi i Vezhishtit dhe i mbushur me gurë të mëdhenj. Νë të dy anët ngrihen si mure kalash shpatet e maleve. Νë mesin e grykës, mbështetur në rreze të faqës perëndimore të malit të Pusit, në një terren tepër të thyereshte ventlosur fshati Kaparjeli. Aty bashkohen me lumin e Vezhishtit edhe rrjedhjet e përrenjve të Grihave e të Pilatit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pavarësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lufta për trojet 1913-1914
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me marrjen e Kolonjës dhe të Picarit, grekët filluan përparimet e tyre në thellësi të Kurveleshit dhe mbas disa ditëve pushtuan Golemin. Fshati kishte mbetur i shkretë dhe nuk ndodhej asgjë, atij i kishte rënë hija e zymtë dhe priste nga çasti në çast të bëhej shkrumb e hi. Fshatarët të tmerruar nga masakrat e grekëve ikën për në Vlorë me ç’kishin veshur. Krimet, masakrat, plaçkitjet që bënë grekët gjatë viteve 1913-1914 kanë mbetur si kujtim i keq në mendjen e jo vetëm të atyre që i jetuan këto ngjarje në fshat, por edhe të pasardhësve të tyre. Shpërnguljet dhe djegia e fshatrave të Kurveleshit janë përjetësuar në shumë këngë :
- “Të hiqet Kurveleshi
- Të bëhet refugjat
- Se perëndia kështu deshi
- Se kështu deshi perëndia
- Të shkretohet Labëria.”
Në këto vargje rapsodët popullorë kanë paraqitur në ngjyra realiste gjendjen e mjeruar, shpërnguljen e Kurveleshit dhe masakrat çnjerëzore të grekëve, që përdorën ndaj grave e të miturve.
Humbjet e Golemit në këto luftime...
I gjithë fshati u dogj mbi 200 e ca shtëpi, nuk mbeti kasolle në këmbë, me përjashtim të haurit të Mato Bizhgës. Të gjitha pemët e fshatit u prenë, u grabit e tërë pasuria, rreth 30 mijë kokë dele, vetëm djemtë e Hysne Skamjes shpëtuan nga grabitjet e grekëve 5 mijë dhi dhe mbi 2 mijë kuaj, lopë e qe. Të vrarë në përpjekjet luftarake, të masakruar dhe të internuar nga grekët gjithsej 12 vetë.
- Vejo Stroka në Cepo
- Hodo Godua në Cepo
- Elmaz Jace Gorica, Golem
- Teme Goxhaj
- Qerim Baze Hamzaj në Borsh
- Azem Nikolli (u vra në 1914 duke ardhur nga Delvina me bagëti)
- Bino Manaj
Të masakruar dhe të vrare
- Vait Bizhga-masakruar dhe vrarë me bajonetë
- Riza Godua
- Laze Godua
- Belul Riza Godua
- Zuho Riza Godua
Rizai dhe Laze vëllezër kurse Beluli dhe Zuhua bijtë e Rizait që të katër u therën nga grekët.
Të plagosur
- Kaman Shahini
- Qamil Cakua
- Kapo Baze Lamaj
- Sarac Stamo
- Nexhi Lika
- Skëndo Bello
- Rrahim Sulo
- Bejko Nikolli
- Mero Demo (vdiq si rezultat i plagosjes)
- Shero Asllani (grua)
- Rakup Isufaj (vdiq më vonë si rezultat i plagosjes)
Të internuar në Greqi
- Shaqir Korkuti
- Basho Lahaj
- Dervish Velikaj
Në shtëpinë e Kokë, në fshatin Golem u vendos spitali. Aty mjekoheshin të plagosurit që vinin nga vijat e luftës. Mjekët austriakë përkujdeseshin për te plagosurit.
Masakrat, vrasjet dhe grabitjet që bënë grekët kanë mbetur si kujtim i hidhur, të cilat, janë të gjalla edhe sot dhe kanë hyrë në shprehjet shqiptare të mallkimit si p. sh. “greku i katërmbëdhjetë”, “të zëntë Junani”, etj.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literature
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Resul Bedo “Qëndresa e çetave të Golemit, Nivicës e Kolonjës kundër grekëve ” tek www.AlbaniaSite.Net - Një Gjuhë, Një Komb / One Language, One Nation