Lukova
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Lukova | |
---|---|
Lukova është një fshat bregdetar në jug-perëndim të Shqipërisë në rrethin e Sarandës.
Banorët e Lukovës quhen Lukovjotë. Emri i saj buron nga sllavishtja llukë, do të thotë : vend i gjelbëruar, pyll. Nga Lukova është edhe një shenjtor i fesë Ortodokse Shën Nifoni i cili festohen më 14 qershor. Lukova, perla e bregut të Jonit, ku gjelbërimi i pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër të detit Jon, ku klima bregdetare gërshetohet mrekullisht me klimën malore, ku aroma e portokallit dhe e luleve shumëngjyrëshe lodron në krahët e flladit të shëndetshëm të detit Jon, ju mirëpret për të zbuluar nga afër mrekullitë e saj dhe ju premton një verë të paharrueshme. Lukova është një ndër fshatrat karakteristike të bregdetit shqiptar. E vendosur vetëm 21 km larg qytetit të Sarandës në një pozitë mjaft të favorshme gjeografike, ofron për pushuesit mundësinë e përzgjedhjes së një pakete mjaft të kombinuar pushimesh. Lukova është rreth e pozicionuar midis qyteteve të Sarandës dhe Himarës, jo më larg se 30 minuta udhëtim, nga këto dy pika. Fshati shtrihet në dy kodra të veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallësh në një lartësi prej 150 m nga bregu i detit dhe në bregdetin e saj të gjerë strehon një numër të madh plazhesh të përmasave të ndryshme, duke filluar që nga plazhet e vogla me një atmosfere tejet intime deri tek plazhet popullore e festive të mirënjohura tanimë për pushuesit shqiptare, si plazhi i Shpellave dhe ai i Bunecit. Natyra e paprekur, uji i kristalte i Jonit me ngjyrën e veçante, fshati me kalldrëmin e tij karakteristik, me shtëpitë e tij tipike me muret mbuluar me lule, plazhet e arta, flora dhe fauna e pasur detare janë vetëm disa nga sekretet që ju duhet patjetër të zbuloni këtë verë.
Lukova
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri Lukove mundet që vjen nga sllavishtja luk - vend i gjelbër ose pyll i dendur. Vendndodhja e saj e hershme është qyteza e Dhoknës në kodrat e Gjashnjarit që i takon shek. III - II p.e.r. Kjo qyteze u dogje nga komandanti romak Pal Emili në vitin 169 p.e.r. bashke me 70 qytete të tjera të Epirit. Figuron i dokumentuar në kadastrat e regjistrimit osman të vitet 1431 dhe 1582 me emrin Llukova. Nga Lukova ka qënë Shën Nimfoni, klerik i lartë në Kostandinopoje (Stamboll). Ai ka lindur rreth viteve 50 të shek. XIII. Fillimisht punoi prift në Manastirin e Mesopotamit.
Më 1310 - 1314 arriti gradën më të lartë : Patrik Ikumenik në Kostandinopojë. Pas vdekjes u shpall shenjtor i krishterimit. Lukoviotet kanë shërbyer si ushtar në Mbretërinë e Napolit. Për mbrojtjen e saj ranë 30 lukoviote. Mbreti urdhëroi një kambane që u vendose në Manastirin e Krorzës. Është fshat i krishterë me tri kisha mes të cilave kisha e Shenepremtës e shek. XVII. Lukova nuk u përfshi në djegiet e Ali Pashe Tepelenës më 1798. Kundër turkut luftoi trimëresha lukoviote Kalina. Lukova ndodhet në listën e fshatrave të bregdetit që ka firmosur letrat drejtuar Papës së Romës dhe Caricinës Ruse si dhe mbretërisë së Napolit e të Venedikut që i quante këto fshatra pronë e tij.
Më 1852 kishte 50 shtëpi e 340 banore. Më 1874 hapi shkollë në gjuhën grekë, të cilën më 1898 - 1899 e ndiqnin 25 nxënës. Më 1912 u dogj nga turqit dhe disa proturq shqiptar, ndaj popullsia u detyrua të emigronte për gati një vit në Korfuz. Në mbrojtje të fshatit nga djegia dha jetën lukovioti Vasil Bubuci. Më 1913 Lukova kishte 410 banore, ndërsa më 1927 kishte 470 banore. Më 1918 hapi shkollë fillorë në gjuhën shqipe me mësues Pano Niken. Ka pas figura patriotësh si Lasko Nasti e Stefan Prifti. Gjatë L.N.C. dolën 35 partizan, rëne 5 dëshmorë, u internuan 60 vetë në Gjermani. U bë strehë për Bregdetin nga tmerret e luftës.
Më 1966 filloi taracimi i kodrave të Lukovës ku bashkë me banorët e zonës së bregdetit kontribut të madhe ka dhëne dhe rinia shqiptare nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Më 1972 u bë qendër e Ndërmarrjes Bujqësore në Bregdet. Më 1983 u hap Shkolla e mesme e përgjithshme që u bë qendër e përhapjes së kulturës dhe dijës në zonë. Më 1991 në regjistrimin e popullsisë Lukova u popullua me banore nga i gjithë vendi e duke qënë qendër e aksionit kombëtar të rinisë, arriti në 2076 banore. Sot pjesa më e madhe e popullsisë ka emigruar në Greqi, Amerikë, Kanada, Itali, Gjermani etj.
Lukovajone
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lukovajone është adresa e internetit e fshatit Lukove, adresa e saj është http://www.lukovajone.com Arkivuar 18 shtator 2020 tek Wayback Machine ose http://www.lukova.org. Kjo adrese u krijua para një vit me iniciative nga Albi Gjenerali dhe Simon Gjenerali të dy djem lukovjote me (corpus dhe me animus) me trup e shpirt. Për një kohë të gjatë praj një viti Lukovajone u menaxhua nga këta persona : Administrator i faqes Albi Gjenerali, Përgjegjës për Materialët, logjistikën dha marketingun Simon Gjenerali, përgjegjës për Lajmet dhe Letërsinë Pilo Gjosasi. Lukovajone brenda një viti arriti sukseset e para në lidhje më qëllimin për të cilin u krijua që ishte bashkimi i lukovjoteve në mbarë botën. Shumë shpejt adresa e internatit Lukovajone u popullua jo vetëm nga 120 anëtarë lukovjote të rregullt në pjesëmarrjen e tyre por dhe nga shumë vizitorë të huaj dhe dashamirës të Lukovës. Lukovajonë u bë djepi i diskutimeve që kishin munguar prej vitish në mes të lukovjoteve, Lukovajone u bë një portal i të gjithë lukovjoteve në mbarë botën dukë i dhënë mundësi atyre që e kishin harruar atë që të shihnin më qindra fotografi nga fshati, njerëz dhe vende që prej kohësh nuk kishin parë. Lukovajone u dha lukovjoteve adresa e-maili më prapashtesën @lukovajone gjë që ishte shumë interesantë. Lukovajone krijoi në Youtube dosjet e saj më video të shumëllojshme nga Lukova, persona, vende dhe evenimente. Lukovajone arriti të afishonte fotografi të përditshme nga fshati si dhe lajmë e lajmërimet më të reja nga fshati qofshin ato të gëzueshme ose jo. Lukovajone realizoi shumë pyetësorë për të krijuar një ide të qartë për qëndrimet e lukovjoteve për çështje të ndryshme. Lukovajone mori pjesë më diskutimet e saj në forumin më shumë anëtarë aktivë për zgjidhjen e shumë problemeve që prekin fshatin tonë të dashur. Lukovajone u bë një faqe për të gjithë lukovjotët ku secili mundi të haptë profilin e tij më informacionet më të nevojshme personalë për tu kontaktuar nga kushdo që kishte dëshirë. Lukovajone hapi edhe rubrikën e saj të letërsisë ku shumë lukovjote më dell në shkrim arritën të publikonin disa prej materialëve të tyre, lukovajone filloi kërkimet për historinë ë Lukovës që prej shumë kohësh nuk kishte pasur dhe arriti të krijonte ca fraksione të ndara për historikun e fshatit tonë kjo pikë është një nga synimet kryesorë të Lukovajone e përkohshme dhe shumë e rëndësishme. Sot Lukovajone ka një administrator të ri i cili falë eksperiencës më të avancuar në Programim web ka arritur të krijo një faqe shumë më funksionalë për të gjithë lukovjotet ku secili ka mundësi të kontribuojë diçka Administratori i ri është Kosta djalë Lukovë. Ai sëbashku më stafin e tij ditë mbas ditë japin maksimumin për të mbajtur faqen aktivë dhe për të vazhduar e pasuruar të gjitha ato vlera që Lukovajone krijoi. Një falënderim për të gjithë Stafin e Lukovajone si dhe për të gjithë anëtarët aktivë. A ardhmja e Lukovajone është akoma më e madhe unë arrij ta ndjej së mund të bëjmë më shumë po të jemi të bashkuar në mendime e në ide për një Lukovë më të bukur dhe më të fortë.
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga Minella Gjenerali Si fillim do desha të përgëzoja iniciativën e djemve dhe vajzave lukovjote për të njohur historinë e fshatit tonë të dashur Lukovës, por ju përgëzoj dhe për gatishmërinë për ta mbrojtur atë. Im bir Albi, më njohu më ato çka keni mundur të mblidhni, por nëse do mirëprisni dhe mendimin tim, po ju them : Ato çka keni mbledhur dhe hedhur në faqen tuaj të internatit të Lukovajonë, janë pak. Është vështirë ti qëndroshe mendimit dhe dëshirës për të shkruar historinë e për ta shprure deri në fund, por ajo mund të behët dhe dukë e montuar më të dhënat që ka sicili nga në dhe duhet një njëri më vullnet por dhe i kulturuar për ti radhitur në një të vetme.
Për historinë ë Lukovës kanë punuar disa lukovjote. Edhe unë kam disa fletore më shënime. E kam fjalën për fletore 5 lekëshe më viza së ato ishin atëherë, por ju kini tani internat, kompjutera dhe e keni më të lehtë. Por lë të kthehemi të ata që kam mbledhur dhe hedhur histori, por dhe të ata që din dhe për punën që duhet të bëni ju për ti mbledhur e për ti shkruar. Duhet kërkuar : Ku janë shënimet e Stefan Priftit sepse ai punoi seriozisht e për një kohë të gjatë për historikun e Lukovës. Ai erdhi edhe në arkivin e shtetit ku mblodhi të dhëna. Ku ka mbetur Thanas Boci ? Duhet pyetur Leo Mertiri, Kico Mertiri, Milto Nasti, Naqe Boci, Cen Bubuci, Peli Gjika, Laske Mustaqi e më të rinjtë Minella Boci, Vangjel Papajani, Niko Vjeri, Vaso Hajdhi e të tjerë. Duhet intervistuar Qirjako Gjinarari, që ju të rinjtë më siguri nuk ë dini që ai ka qënë i kryetarë lokaliteti dmth i pari kryetarë komunë i zonës tonë.
Kur u krijuan grupet e para të rinisë në Lukovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas mbarimit të luftës Italo-Grëkë e cila u zhvillua në jug të vendit në prill të vitit 1941 ushtria Grekë u largua nga zona jonë. Në këtë kohë në fshatrat tona, por edhe në Lukovë filluan të lëvizin bandat e hajdutëve. Detyrë e parë doli furnizimi më armë dhe lidhja më fshatrat e tjerë Shën Vasil, Piqeras dhe Nivice. Mbrojtja e fshatrave u organizua më të rinjtë të cilët krijuan çeta për çdo fshatë. Por nuk u mjaftua më kaq, por u puna edhe në drejtim të marrëveshjeve dhe të pajtimit. Për këtë u bë një mbledhje më përfaqësues nga të gjitha fshatrat Lukovë, Shën Vasili, Hundecova, Nivice, Sasaj, Piqeras, Borsh, Kalase dha Tatzat. Kjo mbledhje u organizua nga Lukovjotët më iniciativën e Vasil Lazrit. Vasili më ka treguar së në vërën e vitit 1941 ai pati kontaktet e para më Stefan Luarasin, Jashar Kasimatin e Memisha Stepaj. Atyre u tregoj për gjendjen dhe ata mbasi vlerësuan punën e mirë të bërë nga rinia e këshilluan atë për të bërë një mbledhje të të gjithë fshatrave, por duhet thënë së kjo mblidhje nuk pati rezultat. Për sa i takon furnizimit më armë, rruga e vetme ishte Korfuzi por arsye së aty kishte rënë uri e madhe dhe ata ishin të interesuar ti shkenmebin armët për të marrë misër. Për marrjen e armëve dhe shpërndarjen e tyre u bë një punë e madhe që e bëri Rinia e fshatit, edhe pse e pa organizuar mirë. U dalluan Areteo Konomi, Manol Mertiri, Kli Mertiri, Andon Cimiri e të tjerë.
Në fund vitit 1941 kryetarë komunë e cila në atë kohë ishte në Piqeras erdhi Mustafa Matohiti, i cili pasi u njoh më gjendjen, bëri një punë të madhe për vëllazëri dhe pajtim ku pati rezultate falë edhe oratorisë së tij. Ai punoi edhe më komandantin e postës që ishte italianë gjë kjo që bëri të mundur që lukovjotet të mbanin armë për tu mbrojtur. Duhet thënë së Mustafa Matohiti ka qënë një mik i mirë i Lukovjoteve dukë i përkrahur e mbrojtur ata, por edhe lukovjotët e mbrojtën atë. Në kohën kur Tahir Kolgjini prefekt i Gjirokastrës jepte mbi 500 napolona flori për kokën e Matohitit, ai ishte në mbrojtje të të rinjve Lukovjotë. Në vendin e quajtur Llaktisher, ai mblodhi popullin e Lukovës dhe midis të tjerave ai kërkoi që populli të bashkohej e të vëllazërohej. Në këtë mbledhje u vendos dhe këshilli i fshatit dhe u zgjodhën në këtë këshill Vasil Lazri, Vasil Kocaqi, Dhim Varfi, Kli Kosta, Lonidh Gjonishri etj.
Rinia Lukovës filloi të organizohej jo vetëm në drejtim të mbrojtjes së fshatit të tyre por edhe në drejtime të tjera. Kështu, në Mars të vitit 1943 ata dhanë për popullin e Lukovës për herë të parë dramën e Qemal Stafes. Aktorët ishin Arsen Lazri, Leo Mertiri, Aleks Lazri, Cana Prifti, Kana Kocaqi, Areti Gjika, Teo Butshi, Polo Varfi e Naqe Boci. Ky i fundit do të bëhej më pas promotor i lëvizjes artistikë deri në regjisorë, punë të cilën e vazhdoi deri në vitet 90'. Këtë pjesë teatralë e kishte sjellur nga burgu i Tiranës Arsen Lazri, dhe kjo pjesë teatralë u shfaq edhe në fshatrat e tjerë deri në fshatrat e Rrezonës. Veç kësaj të rinjtë u mobilizuan dhe në punë vullnetarë dukë rregulluar shkallën e mullirit, sistemuan e pastruan gurrën, ku shkruajten dhe fjalët lapidarë të Naim Frasherit "Punë punë natë ditë që të shohim pakëz dritë". Kjo parulle i qëndroi kohës deri vonë.
Por mbledhja e parë e organizuar e rinisë e cila ishte mobilizuar në luftën kundër pushtuesve u bë në pranverë të vitit 1943 në vendin e quajtur Shenjeepremte. Kshu në Mars të viti 1943 Lukova ishte plotësisht e organizuar si për të mbrojtur Lukovën edhe në luftë kundër pushtuesve. Ishte krijuar këshilli nacional çlirimtarë, organizata e rinisë, organizata e gruas dhe ajo e frontit.
Lukova ka qënë bazë e luftës nacional çlirimtarë. Vetëm për çlirimin e Sarandës morën pjesë rreth 100 veta. Më pas më ardhjen e ushtrisë Gjermanë nga Greqia ushtria italianë u shpartallua, kapitulloi. Ushtarët ngelën rrugëve të zhveshur e pa bukë, por gjetën strehë dhe mbështetje të populli bujar i Lukovës. Janë rreth 50 ushtarë italianë që ndenjten në shtëpitë Lukovjotë që u trajtuan si pjesëtarë të familjeve të tyre.
Nga Lukova kanë dalë partizanë në luftën Nacional çlirimtarë rreth 20 veta si, Vasil Gjikuli,,Mitro Jani, Polo Varfi, Thoma Duka, Kole Nasti, Mojsi Mertiri, Lonidh Cetri, Thina Kosta, Vasiliqi Lazri (Dëshmorë e Lukovës), Aleks Lazri, Arsen Lazri, Manol Papajani, Vasil Kosta, Arsen Gjikdhima, Leo Mertiri, Kli Mertiri, Thanas Butshi, Areteo Konomi, Peli Nasti, Cac Prifti, Stefan Prifti e të tjerë. Disa prej tyre si Vasil Gjikuli,Stefan Prifti, Arsen Lazri, Arsen Gjikedhima, Leo Mertiri, Kli Mertiri, Areteo Konomi, Mitro Jani, Alex Lazri e pas çlirimit të Shqipërisë fituan grada të larta në ushtrinë shqiptarë dhe postë punë të rëndësishme në administratën shtetërorë.
Pas çlirimit erdhi periudha e rindërtimit të vendit ku rinia Lukovjote ka qënë në pararojë, temë për të cilën besoj së do të flasë në të ardhëm.
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lukova i ka gjurmët e historisë së saj në thellësitë e shekujve. Janë mbi 25 breza që jetuan në shekuj historinë e tyre në këto troje. Kufizohet më fshatrat Sasaj e Piqeras, Hundecace, Shën Vasil e Nivice, ku më këto fshatra ka pasur një mirëkuptim dhe bashkëpunim dhe dukë mos pasur kufirin tradicional të çdo fshati.
Ky kufi, më komision të veçantë më pjesëmarrje të çdo fshati, kontrollohej për çdo vit, dukë i bërë kështu të gjithë palët të përgjegjshme për pa prekshmërinë e tyre. Respektimi i këtyre rregullave sillte mifess e mirëkuptim midis fshatrave.
Fshati në vitin 1937, numëronte 110 familje, më rreth 500 frymë. Lukova, bënte pjesë në Nënprefekturën e Sarandës. Kufijtë e saj janë këto : Nga lindja : Një majë a malit Lavan drejt e në Ave të Rapit, lisi të qafa Pazërit del në xhade e poshtë xhadesë në rrugën e Palmos, në buzat e bardha dhe zbret në përroin e Hundecovës. Në jug : Proi i Hundocovës të dy lisat dhe zbret në det në vendin e quajtur Shpella. Në perëndim : Nga Deti. Në vëri : maja e Malit Cukë, në breg të gurët e vegjël, më poshtë në xhade dhe nga xhadeja drejt bregut poshtë e deri në dete.
Brenda këtyre kufijve ndodhët fshati Lukovë dhe tokat, pyjet e kullotat e saj. Në krye të fshatit shkon xhadeja Sarandë-Himarë dhe nën xhade ishin toka pjesërisht të punuara (rreth 3/4 ishin të punuara). Ndërsa 1/4 ishin toka të veshura më lloje drasash të përziera si Kocimeceve, Spinale, mbretë, cimante etj.
Shprehja pyll, çdo vite zvogëlohej nga puna e fshatarëve të cilët i mbillnin ato më ullinj, agrume, fiq, rrush etj. Këto toka të kthyera në punishte, ku secili kishte pjesën e tije, janë të mbjellura më qeparize të cilët fshatarët i përdornin për qerastë për catit e shtëpive. Mbi fshatin Lukovë qëndron mali i Lavanit, i cili shërben dhe si kufi më fshatin Kalasë. Në këtë male e deri në kufi, midis Llamanit e Zhubodenes, ka dru lisi ose Valanidhi dhe pjesë më e madhe e cila është zhveshur përdorej për kullot.
Ndonëse në vitin 1945, fshati Lukovë numëronte rreth 125 familje më rreth 600 frymë. Prodhimi bazë ishte ai i ullinjve, agrumeve dhe pemëve frutorë. Në fshatë mbanim dhe bagëti për nevojat e tyre, por ato në vazhdimësi janë mbajtur mbi fshatë dhe asnjëherë brenda në fshatit. Rrugët e Lukovës vinin era Vasiliko, Manxuranxe e gëlqere.
Tarracimet e nisura në shekuj pasuroheshin nga dekada në dekadë më përfitimin e sipërfaqeve të reja nga shtesa demografikë e popullsisë. E gjithë kjo pasuri ishte rezultat i mundit dhe sakrificave të disa brezave ; të cilët ja kalonin si trashigim njëri tjetrit dhe që në vitet 1950 kishte marrë një formë të plotë. Brenda kësaj pasurie të patundshme përfshihet edhe një investim i konsiderueshëm i gjyshërve e baballarëve tanë të cilët emigruan në të pestë kontinentet nga Alaska në Australi, nga Egjipti në Argjentinë dhe fitimet e tyre tepër të mundishme i dardhën për zhvillimin e kësaj pasurie si dhe për garantimin e këtyre trojeve. Gjer në vitin 1940 nga Lukova emigruan 146 emigrantë, shumë prej të cilëve, për lirinë e begatinë e këtyre trojeve lanë eshtrat jashtë Atdheut të tyre, Lukovës. Fshati nuk ka qënë asnjëherë ciflik, nuk ka pasur agallarë, ka qënë pronar dhe zot i trojeve dhe pasurisë së tij të cilin e krijoi më mundin dhe sakrificat e disa brezave, gjithmonë si fshatarë të lirë e të barabartë.
Në vite shumë shkelën të këto troje por askush nuk i tjetërsoi ato. Të gjithë ishin kalimtarë. Ata që mbetën të përhershëm ishin Lukovjotet, zoterit e këtyre trojeve. As Ali Pashë Tepelena nuk i tjetërsoi më dhunë këto troje, por respektoi autoktoninë e tyre, pastërtinë etnikë e fetarë të këtyre fshatrave.
Shekuj e vitet skalitën në çdo tarracë, në çdo kodër prrua, në çdo ulli e buzë deti, emrin e të zotit të vetë, emrin e një Lukovjoti, i cili kurrë ska pse të shuhet ose të pagëzohet më emra të tjerë. Shumë bij Lukovjote janë përkundur e rritur në këto pemishte e shpesh datembjelljet e këtyre pemëve, përkojnë më datëlindjet e të zoterve të vetë. Kështu të lidhur ngushtë më trojet e pasurinë e tyre, i gjeti Lukovjotet viti 1945.
Nga viti 1945 e deri në vitin 1957 secila familje Lukovjote punonte në pronat e saj. Në 1957 u kolektivizua e gjithë ajo pasuri e vendosur nga brezat, pa asnjë shpërblim.
Gjatë periudhës së kooperativës bujqësorë 1957-1972 u bënë tarracimet, kanalizimet, objektet të ndryshme, iu dhanë shtetit detyrimet siç i kërkonte ai dhe, veç kësaj, u akumuluan në fondin e paprekshëm një sasi e konsiderueshëm paraje, e tërë kjo nga prona dhe puna e këtyre pronarëve të hershëm e autoktonë. E gjithë kjo pasuri në vitin 1972, u kthye në Fermë Shtetërorë pa asnjë shpërblim.
Prej vitit 1972 e në vazhdim, u shpyllëzua pjesa e mbetur e trojeve të fshatit Lukovë, të cilat fshati i shfrytëzonte për kullotë dhe për zhvillim në perspektivë të tije. E gjithë kjo rëndon sot mbi popullsinë autoktonë të fshatit Lukovë, i cili humbi gjithë pasurinë, punoi si argat më dekada më radhe dhe sot po i kërcënohet mohimi i autoktonisë, i historisë, trashëgimisë së ligjshme mbrenda trojeve të tyre.
Shënim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dhënat e mësipërme janë marrë nga fletorja imë e shënimeve sipas bisedave të bëra më Vasil Lazrin e Vrana Mertirin dy burra të zgjuar të cilët për zgjuarsinë e tyre bën dhjetëra vjet burg. Vasil Lazri u dënua më burgim të përjetshëm nga sistemi i asaj kohë, ndërsa Vrana Mertiri u dënua më vite të tëra burgim. Të dy këta nuk jetojnë sot por ishin nga miqtë e mi më të mirë. Këto të dhëna janë dhe sipas bisedave të bërë më Kli Mertirin, Leo Mertiri, Arsen Lazrin (kur erdhi nga Amerika mbas shumë vite arratisje) më Thanas e Teo Butshin dhe sigurisht më babain tim Cacin.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Për përmirësim
- Artikuj që kanë mungesë referimesh
- Të gjithë artikujt që kanë mungesë referimesh
- Faqe pa burim informacioni
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Fshatra në Shqipëri
- AL-gjeo-cung