Ngadhënjim mbi vdekjen
| Ngadhënjim mbi vdekjen Arkivi i filmit | |
|---|---|
[[Figura:|280px]] | |
| Titulli shqip | Ngadhënjim mbi vdekjen |
| Vendi i prodhimit | GjirokastërShqipëri |
| Viti i prodhimit | 1967 |
| Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 89:32 |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Ekipi realizues | |
| Regjia | Gëzim Erebara Piro Milkani |
| Skenari | Peçi Dado Gëzim Erebara Piro Milkani |
| Muzika e filmit | Feim Ibrahimi
Teksti i këngës = Fatos Arapi |
| Kameramani | Saim Kokona |
| Drejtori artistik | Todi Bozo |
| Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
| Aktorë kryesorë | |
| Eglantina Kume Naim Frashëri Sheri Mita Timo Flloko | |
| Aktorët tjerë | |
| Rikard Ljarja Demir Hyskja Andon Qesari Antoneta Fishta | |
Ngadhnjim mbi vdekjen është një film shqiptar, prodhim i Kinostudios "Shqipëria e Re", në vitin 1967. Regjisor i filmit është Gëzim Erebara dhe Piro Milkani, skenaristë Peçi Dado, Gëzim Erebara, Piro Milkani dhe muzika nga Feim Ibraimi.[1] Filmi është i bazuar në ngjarjen reale të dy heroinave Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima.[2] Premiera e filmit u shfaq më 13 dhjetor 1967, Gjirokastër.[3] “Ngadhnjim mbi vdekjen” është një prej filmave shqiptarë të cilëve iu ndalua qarkullimi për gati dy dekada gjatë periudhës së diktaturës komuniste, për shkak se në film interpreton Edi Luarasi, e dënuar pas Festivalit të 11-të të këngës në Radio Televizion.[4] Versioni i dubluar në gjuhën kineze i filmit ishte jashtëzakonisht popullor për publikun kinez, duke u renditur si filmi më i suksesshëm edhe në shitje biletash deri në fillim të viteve 1990-të.[5] 58 vjet pas realizimit, filmi restaurohet në 4K.[6]
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngjarjet zhvillohen në Luftën e Dytë Botërore. Shqipëria është nën pushtimin nazist. Gjermanët arrijnë të kapin dy vajza të reja dhe i torturojnë ato për të zbuluar lidhjet me lëvizjen komuniste. Në fund, ata i ekzekutojnë duke i varur në litar në mes të qytetit për të trembur dhe terrorizuar popullin.
Aktorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Eglantina Kume - Mira
- Edi Luarasi - Afërdita
- Naim Frashëri - Hans von Shtolc, kapiteni gjerman
- Rikard Ljarja - Perlati
- Sheri Mita - Villi Heller, togeri gjerman
- Timo Flloko - Fatosi
- Demir Hyskja - Zyni Shaqiri, spiuni
- Andon Qesari - Skenderi
- Antoneta Fishta - nëna e Mirës
- Drita Haxhiraj - gjimnazistja
- Pandi Raidhi - xha Telo
- Arqile Nesho
- Lec Bushati
- Sandër Prosi - mësuesi
- Diana Peza
- Fioralba Paço
- Saimir Kumbaro
- Lec Shllaku
- Petrit Llanaj - Vasili, këpucari
- Xhemil Tagani
- Zejnulla Hatibi
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmi u laurua me Çmimin e Republikës të Klasit II për regjinë dhe Klasit III për skenarin, muzikën dhe anën figurative me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut dhe të triumfit të Revolucionit Popullor më 1969.[7]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Hoxha, Abaz (1987). Filmi artistik shqiptar. Tiranë: "8 nëntori". fq. 38–39.
- ↑ Xhako, M. (1967). "Ngadhnjim mbi vdekjen". "Shqiptarja e Re".
- ↑ Çeli, Q. (1967). "Ngadhnjim mbi vdekjen". "Ylli".
- ↑ Besnik (2025-03-26). "Restaurohet në 4K "Ngadhnjim mbi vdekjen", kujtimet e regjisorit". Euronews Albania (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-10-28.
- ↑ ""Ngadhnjim mbi vdekjen", filmi shqiptar që kapërceu kufijtë". Kultplus. 24 janar 2021. Marrë më 28 tetor 2025.
- ↑ "Shfaqet i restauruar në 4k filmi "Ngadhnjim mbi vdekjen"! Regjisori, aktorët e artistët sjellin kujtimet e emocionet - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2025-10-28.
- ↑ Hoxha, Abaz (1987). Filmi artistik shqiptar. Tiranë: "8 nëntor". fq. 38.