Saim Kokona
Saim Kokona, një ndër drejtorët më të famshëm të fotografisë së filmit shqiptar, u lind më 26 shkurt të vitit 1934 në Gjirokastër, Shqipëri. Në moshën dhjetëvjeçare shpërngulet familjarisht në Tiranë, ku kreu edhe arsimin fillor. Më pas mbaroi studimet në liceun artistik “Jordan Misja”, për pikturë. Studimet e larta i përfundoi në Çeki për operator filmi në vitin 1960. Nga viti 1960, deri në vitin 1991, kur edhe doli në pension, punoi në kinostudion “Shqipëria e Re” si operator, ku realizoi 30 filma artistikë dhe po aq filma dokumentarë. Ka punuar me regjisorë të shquar, si Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Piro Milkani, Gëzim Erebara, Xhanfise Keko, Rikard Ljarja, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani e shumë të tjerë. Ndër filmat e tij më të suksesshëm janë: Ngadhënjim mbi vdekjen Ndërgjegjja, Brazdat, Beni ecën vetë, Koncert në vitin 1936, Radiostacioni, Njeriu i mirë, Taulanti kërkon një motër, Apasionata, Shpella e piratëve. etj.
Kinematografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shpella e piratëve - (1990)
- Babai i studentit - (1988)
- Shpresa - (1988)
- Sinjali i dashurisë - (1988)
- Eja! - (1987)
- Fjalë pa fund - (1986)
- Mondi dhe Diana - (1985)
- Të mos heshtësh - (1985)
- Taulanti kërkon një motër - (1984)
- Apasionata - (1983)
- Dritat e qytezës - (1983)
- Njeriu i mirë - (1982)
- Dita e parë e emërimit - (1981)
- Në prag të lirisë - (1981)
- Skëterrë 43 - (1980)
- Balonat - (1979)
- Radiostacioni - (1979)
- Koncert në vitin 1936 - (1978)
- Cirku në fshat - (1977)
- Me studentët ushtarakë - (1977)
- Shembja e idhujve - (1977)
- Pylli i lirisë - (1976)
- Beni ecën vetë - (1975)
- Kursim, kursim, kursim - (1975)
- Miq në festën tonë - (1974)
- Shpërthimi - (1974)
- Ata quheshin Arbër - (1973)
- Brazdat - (1973)
- Ndërgjegjja - (1972)
- Shkolla tingujt ngjyra - (1972)
- Vështrim përmes mijëvjeçarëve - (1972)
- Shkolla dhe rrugët e jetës - (1971)
- Takim me artin revolucionar kinez - (1971)
- Guximtarët - (1970)
- Njësiti guerril - (1969)
- Prita - (1968)
- Në gjurmët partizane - (1967)
- Ngadhënjim mbi vdekjen - (1967)
- Në rrjedhën e jetës - (1965)
- Takim me Arbreshët - (1965)
- Qemal Stafa - (1964)