Balonat
Balonat Arkivi i filmit | |
---|---|
Titulli shqip | Balonat |
Vendi i prodhimit | Durrës Shqipëri |
Viti i prodhimit | 1979 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 57:15 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Ismail Zhabjaku |
Skenari | Muharrem Skënderi Halil Kamberi |
Muzika e filmit | Avni Mula Robert Radoja |
Kameramani | Saim Kokona |
Drejtori artistik | Spartak Papadhimitri |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
Aktorë kryesorë | |
Ndrek Prela Perika Gjezi Vladimir Muzha Merita Dabulla | |
Aktorët tjerë | |
Todi Thanasi Merita Dabulla Besim Kurti Edlira Bregasi |
Filmi "Balonat" është prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e Re në vitin 1979. Regjia: Ismail Zhabjaku, Skenari: Muharrem Skënderi, Halil Kamberi, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Avni Mula, Robert Radoja.
Aktorët në role
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ndrek Prela......... Gjyshi i Dritës
- Perika Gjezi........ Naimi, mesuesi
- Vladimir Muzha...... Kapiteni fashist
- Marta Burda......... Nëna e Dritës
- Todi Thanasi........ Raqi, babai i Mondit
- Merita Dabulla...... Bashkeshortja e Raqit
- Besim Kurti......... Babai i Gonit
- Lec Vuksani......... Drejtori i shkolles
- Finente Tiço........ Nëna e Gonit
- Edlira Bregasi...... Drita
- Artur Alku..........
- Agron Ballabani..... Miri
- Albana Mici......... Mira
- Gezim Gramshi.......
- Artur Rrjolli.......
- Ermal Harxhi........
- Andi Toma...........
- Adrian Zoto.........
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lufta Antifashist zgjon edhe fëmijët. Me ndihmën e mësuesit të tyre ata mendojnë të shkruajnë në balona parrulla që t’i shohë i gjithë populli dhe fashistët të mos kenë mundësi t’i fshijnë. Fashistët arrijnë t’i zbulojnë dhe plagosin njërin prej fëmijëve por balonat me parrulla anitfashiste vazhdojnë të ngrihen lart. Filmi flet ne kohen kur Shqiperia ishte e pushtuar nga fashistet italiane. Antifashistet permes trakteve dhe parrullave si:VDEKJE FASHIZMIT LIRI POPULLIT-i benin tirrje popullit te bashkohej ne lufte per clirimin Shqiperise.Nderkohe qe te antifashistet i shkruanin keto parrulla naten karabinieret italian i sbulonin dhe i prishnin diten me qellim qe populli te mos ndermerte ndonje demostrate.Nje nate 2 djem pane se ne mure ishin shkruar disa nga keto parrulla dhe karabinieret vinin dhe i prishnin.Ata menduan se nese keto parrulla do te shkruheshin diku qe nazistet te mos i prishnin dote ateher gjithkush mund ti lexonte ato.Keshtu atyre iu lindi ideja se ku mund ti shkuanin keto parrulla.Keto parrulla ato do ti shkruanin ne balona dhe me pas ato do ti leshonin lart ne qell, atje ku karabinieret nuk i prishnin dot.Keshtu djemte mblodhen dhe disa femij te tjere,zune vend ne nje ndertese te vjeter dhe iu perveshen punes.Ata mblodhen letra punedore,vizatuan shkroja,mblodhen shkopinj,i ngjiten,i lidhen me spango dhe i bene gati.Kjo aksjome e femijeve u morr vesh edhe nga disa antifashiste te fshatit.Lajmi u perhap edhe ne disa banore.Fashistet nuk dinin gje per ate qe kishin organizuar femijet.Nje nga te moshuarit e fshatit i ndihmoje feminjet se si ti benin balonat e tyre me te mira,gjithashtu ai krijoj dhe nje plan me qellim qe asnje nga fashistet mos ta zbulonte se kush i kishte ngritur balonat.Dita e balonave erdhi dhe femijet ishin te pregatitur.Ata i ngriten balonat e tyre ne oborrin ne nje shtepie.Te gjithe i pane balonat,perfshire dhe fashistet te cilet u terbuan kur i pane.Ata filluan te kerkonin ne te gjitha shtepite e fshtit.Komandanti i karabinierve e gjeti vendin se ku ishin ngritur balonat dhe ne ato momente i nevrikosur,nxorri pistoleten dhe qelloj nje nga femijet te cilin e plagosi.Femija ishte nje vajze me emrin Drita.Fale kujdesit te mjekve ajo i shpetoi rrezikut per jeten.Antifashistet kur e morren veshte ate nate ata shkuan per te vrare komandantin i cili kshte kryer krimin.Pasi e vrane fashistet e morren versh se ckishte ndodhur dhe nuk u morren me me femijet.Balonat vashduan te valviteshin ne qiell dhe femijet Fituan pavarsine e tyre.