Muharrem Skënderi
Muharrem Skënderi është skenarist dhe redaktor filmash. U lind më 3 maj të vitit 1928, në qytetin e Tiranës. Në vitin 1962 fillon punën si redaktor i Kinoditareve që prodhonte Kinostudioka “Shqipëria e Re” dhe që prej vitit 1969 fillon edhe të shkruajë skenarë filmash artistikë apo dokumentarë. Kështu në vitin 1969 do të jetë bashkë-skenarist në filmin Njësiti Gueril. Në vitin 1974 do të shkruajë vetë skenarin e filmit Qyteti më i ri në botë. Më tej do të vazhdonte të ishte bashkë-skenarist në filmat Balonat dhe Yje mbi Drin në vitin 1979. Në filmin dokumentar fillon më herët si skenarist. Kështu në vitin 1967 do të shkruajë skenarin e filmit dokumentar Reportazh nga Kurbneshi, më tej do të vazhdonin filmat dokumentarë Gurë të çmuar në vitin 1972, filmi dokumentar Biografia e një nëne në vitin 1977, filmi dokumentar Jeta e një tribuni në vitin 1980, filmi dokumentar Frang Bardhi, etj. Ka shkruar skenarë edhe për filma vizatimorë, Sokoli dhe Shqiponja në vitin 1978, dhe Llustra, llustra në vitin 1979.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filma Artistikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Balonat (1979)(b/skenarist)
Yje mbi Drin (1979) (b/skenarist)
Qyteti më i ri në botë (1974)
Njësiti guerril (1969) (b/skenarist)
Filma Dokumentarë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti Kështjellë (1990)
Frang Bardhi (1987) (b/skenarist)
Vështrim mbi një ekspozitë (1985)
Letër nga Komani (1984)
Jeta e një tribuni (1981)
Vallet e bjeshkëve (1981)
Piktura shqiptare në Mesjetë (1980)
Anës Bunës (1977)
Biografia e një nëne (1977)
Biografia e një fabrike (1974)
Brigada e 19-të Sulmuese (1974)
Nëna partizane (1974)
Gurë të çmuar (1972)
Lashtësi e një qyteti (1972)
Reportazh nga Kurbneshi (1967)
Filma Vizatimorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Llustra, llustra (1979)
Sokoli dhe Shqiponja (1978)