Beni ecën vetë
Pamja
| Beni ecën vetë | |
|---|---|
| Regjia | Xhanfise Keko |
| Shkruar nga | Kiço Blushi |
| Bazuar në | Beni ecën vetë nga Kiço Blushi |
| Në role kryesore | |
| Kinematografia | Saim Kokona |
| Montazhi | Shpresa Papapavllo |
| Muzika | Limos Dizdari |
| Prodhuar nga | |
| Premiera | 1975 |
| Kohëzgjatja | 65 minuta |
| Gjuha | Shqip |
Beni ecën vetë është një film shqiptar i bazuar mbi librin e të njëjtit emër nga Kiço Blushi, dhe i prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e Re.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga kujdesi i tepruar i prindërve, Benin nuk e lejojnë të luajë jashtë mureve të shtëpisë. Xhaxha Thomai që vjen nga fshati e merr me vete dhe për herë të parë, Beni gjendet pa kujdesin e prindërve. Beni për herë të parë jeton në familjen e xhaxhait dhe i duhet të mësojë shumë gjëra të reja. Për ta ndihmuar të kalojë frikën dhe të ambientohet e ftojnë të marrë pjesë sëbashku me fëmijët e tjerë në një piknik. Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës, duke larguar frikën dhe mendimet negative të fëmijërisë.
Rolet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Herion Spiro , Beni
- Pandi Raidhi, Xhaxha Thomai
- Dhorkë Orgocka, Teto Ollga
- Yllka Mujo, Leta,nena e Benit
- Gjergj Sollaku, Goni
- Koço Guda, Vaso
- Selma Sotirllari, Jeta
- Genc Anastasi
- Adrian Laperi
Role episodike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zhani Ziçishti, Babai i Benit
- Ema Shteto, Drita